Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Drejt Pezës historike me kuç e me maç – ja trendi i ri i fundjavave tiranase

by te Sheshi
24/05/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Drejt Pezës historike me kuç e me maç – ja trendi i ri i fundjavave tiranase

Nga Entela Canaj

Të bësh piknik nuk është më demode, por një trend i rikthyer në masë kohët e fundit. Sidomos në Tiranë pikniku po preferohet gjithnjë e më shumë si mënyra më argëtuese dhe më pak e kushtueshme për të kaluar një fundjavë me familjen apo me shoqërinë. Sapo hyn  pranvera kur koha nis të ngrohet dhe plazhi ende nuk ka filluar mire, në Tiranë njerëzit organizohen për piknik. Dajti dhe Peza janë dy destinacionet më të preferuara për shëtitje në natyrë.

piknik 2

Organizimi për piknik

Grupe familjarësh apo shoqërore me 5-6 veta, me ushqime dhe zgarë me vete rehatohen në lëndinat e gjelberuara të Pezës, nën hijen e pemëve, ndërsa i gëzohen ajrit të pastër larg Tiranës së zhurmshme, duke shijuar natyrën e gjelbër dhe gjithë panoramën që të ofron periferia e Tiranës.

Zgare per piknik

Duket se është bukur për të gjithë: të rriturit bisedojnë lirshëm, të rinjtë bëjnë zgarë, të vegjlit luajnë pa pushim duke vrapuar njëri-pas tjetrit në hapësirën pa limit të parkut të Pezës.

“Nuk para organizoheshim për piknik më parë, por vendosëm ta provonim një herë, dhe na pëlqeu. U bëmë një grup miqsh me 8 veta, morëm makinat, blemë ushqime për zgarë dhe erdhëm në Pezë. Kishim dëgjuar që është bukur, dhe po na pëlqen vërtet. Kemi marrë zgarën e shumë produkte të ndryshme, dhe po shijojmë ushqimin në natyrë. Them se do vijmë prapë, plazhi është ende ftohtë për të shkuar, kështu që pikniku është mirë,” thotë Dorina, e cila ka ardhur në Pezë me të fejuarin dhe shoqërinë e tyre.

Më pak kosto

Përveç natyrës, dhe ndjesisë së të qënit bashkë si familje, pikniku ka edhe më pak kosto se sa të ulesh për një drekë apo darkë jashtë në restorant. “Është shumë më mirë të bësh piknik se sa të shkosh në një lokal dhe të shpenzosh pa fund. Nëse një drekë modeste për 4 persona do të shkonte 5 mijë lekë, pikniku është dyfish më lirë, dhe të kënaq më shumë. E çfarë ka më shumë restoranti; asgjë. Këto muajt e fundit, ne si familje  kemi ardhur çdo fundjavë në Pezë, bashkë me dy fëmjët dhe prindërit tanë dhe jemi kënaqur. Familja është bashkë, bisedojmë, qeshim, dhe fëmijët kënaqen duke luajtur. Ku ka më bukur,” tha Rovena nga Tirana.

Të bën përshtypje që edhe pastërtia nuk mungon në Pezë. Qytetarët janë ndërgjegjësuar se vendi duhet mbajtur pastër. Pasi mbarojnë drekën dhe fikin zgarën, mbetjet mblidhen dhe hidhen në koshat që i ka vendosur komuna aty përreth, dhe gjithçka është gati për fundjavën tjetër…

Ceremoni dasme ne Peze

Dasmat

Por në Pezë organizohen edhe shumë dasma, madje edhe dasma VIP. Çiftet e parapëlqejnë shumë sheshin e madh në Pezë, ku ka mjaft hapsirë për të bërë ceremoninë e altarit në natyrë. Këtu është martuar edhe një nga ministrat shqiptarë.

Fshati piktoresk

Shtepia e M.Pezes

Peza është një fshat piktoresk, plot gjelbërim dhe histori. Në sheshin e madh që ka përmasat e një parku gjigand ndodhet edhe shtëpia e vjetër e Myslim Pezës, patriotit shqiptar që ishte një ndër organizatorët e të famshmes Konferencë të Pezës.

pllakate monumentale per Konferences e pezes

Lapidari që dëshmon për konferencën e mbajtur në vitin 1942 ndodhet aty; me shkronja të gdhendura që rrëfejnë në pak rreshta historinë. Ndërsa shtëpia e vjetër e Myslim Pezes i jep këtij fshati një rëndësi historike dhe turistike njëkohësisht, pasi kushdo që vjen për herë të parë, i viziton me radhë lapidarët dhe monumentet historike duke bërë edhe foto si kujtim.

Banorët

Ky fshat është një mrekulli e natyrës, tashmë edhe me rrugën e re asgjë nuk të kushton ta vizitosh. Banorët e Pezës shquhen për traditat dhe vlerat e karakterit të tyre: njerëz shumë bujarë dhe mikpritës. Shumica e tyre merren me bujqësi e me ferma pasi nuk kanë mundësi të tjera punësimi. Madje edhe për produktet e tyre kanë vështirësi për t`i shitur pasi nuk gjejnë treg. Nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit për subvencione apo kredi bujqësore, gjithçka që kanë mbjellë, pemë frutore, sera, vreshta e etj., e kanë ngritur vetë.

Por Peza nuk është e vetmja zonë e Tiranës ku mund të kalosh fundjavën, për shëtitje apo piknik, Dajti po ashtu, Kalaja e Prezës, Farka, Petrela, apo Parku i Liqenit Artificial, mbledhin çdo fundjavë dhjetra njerëz të cilët shijojnë natyrën dhe kohën e bukur që të fal pranvera. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Shkencë & Jetë

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Virusi i rrallë te fqinji me Shqipërinë: një vdekje, 25 në karantinë
Sociale & Shoqëri

Virusi i rrallë te fqinji me Shqipërinë: një vdekje, 25 në karantinë

01/07/2025
Next Post
BE ndërhyn në sherrin Tiranë-Athinë për naftën në Jon: Zgjidheni sa më shpejt

BE ndërhyn në sherrin Tiranë-Athinë për naftën në Jon: Zgjidheni sa më shpejt

“Motra” e Syrizës në Spanjë, Podemos del fituese në zgjedhjet lokale

“Motra” e Syrizës në Spanjë, Podemos del fituese në zgjedhjet lokale

Një park publik në Stamboll mban emrin e Adem Jasharit

Një park publik në Stamboll mban emrin e Adem Jasharit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni