Amerikanja Serena Williams pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Alexandra Sasnovich.
Në turneun Wimbledon, tenistja rrëshqiti në ndeshjen e katërt pas së cilës ajo kërkoi një pushim.
Pas më shumë se shtatë minutash ndihmë, Williams u përpoq të vazhdonte lojën, por dhimbja ishte shumë e madhe, kështu që ajo ra përsëri, dhe pastaj me lot përfundoi përballjen kundër 27-vjeçares nga Bjellorusia.
“Ishte bukur të luaja në këtë atmosferë, por të fitosh në këtë mënyrë nuk është e këndshme. Serena është një kampione e shkëlqyer dhe i uroj një shërim të shpejtë. Unë dua të qëndroj në Wimbledon për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të bëj të lumtur audiencën,” tha Sasnovich. /tesheshi.com/