Ish-futbollisti i Romës Leandro Castán i dha një shkelm në fytyrë portierit Douglas Friedrich, e ndodhur kjo në ndeshjen midis Vasco de Gama-s dhe Bahia-s në javën e 33-të të Serisë A të Brazilit.
Castán “kaloi në karate” në minutën e 78-të pas një krosi në zonë në një goditjeje të lirë, duke e goditur Friedrich në fytyrë.
Ai sigurisht që morri të kuqe, por kjo ndodhi pasi arbitri iu drejtua sistemit VAR për t’u bindur nëse ishte vërtet një faull i përmasave dramatike. Siç dhe ishte. /tesheshi.com/
📹 Terrible el golpe que sufrió Douglas Friedrich, arquero de @ECBahia, en la jugada del gol anulado a @VascoDaGama.
🟥 Leandro Castán, defensor del cruzmaltino, fue expulsado a instancias del VAR.#VASxBAH pic.twitter.com/kCu4htFpyJ
— Brasileirão Play (@BrasileiraoPlay) February 1, 2021