Derbi anglez ndërmjet Arsenalit dhe Leicester City-t, ka përfunduar me një fitore dramatike të vendasve, (2:1), që ishte po aq dramatike si humbje për miqtë, pasi pjesa e parë përfundoi në avantazh për këta të dytët.
Në një ndeshje fantastike nga të dyja skuadrat, Arsenal arriti ta bëjë një kthim të rezultatit në pjesën e dytë që e çoi drejt triumfit.
Golin për Leicester-in e shënoi ylli i skuadrës, Jamie Vardy duke ekzekutuar një penallti. Por në pjesën e dytë fjala qe për Arsenalin, ku fillimisht ishte Theo Walcott që barazuan, derisa fati e deshi që në minutat shtesë Arsenali të gjejë dhe golin e fitores përmes të rikthyerit Welbek.
Në renditje tashmë, Arsenali ka grumbulluar 51 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se kryesuesi, Leicester City. /tesheshi.com/