Një dragua gjigant prej dëbore është gdhendur në Kinë. Dragoi me gjatësi 73 metra dhe gjerësi 12 metra është ndërtuar në një resort me ski dhe ka tërhequr shumë vizitorë të cilët janë mahnitur nga pamja.
Skulptura prej dëbore nuk është përfunduar ende dhe po punohet akoma. E vendosur në Changchun, Provinca Jilin skulptura gjigante nisi të punohet në 18 dhjetor dhe pritet të përfundojë në fund të muajit.
Dragoi do të jetë gati për Festivalin Ndërkombëtar të Skisë Jingyuetan Vasaloppet, i cili hapet më 4 janar./tesheshi.com/