Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Drafti i plotë/ Si do të ndërtohet Rruga e Arbrit dhe sa do të paguhet

by te Sheshi
16/03/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Drafti i plotë/ Si do të ndërtohet Rruga e Arbrit dhe sa do të paguhet

Rruga e Arbrit jo vetëm do të ndërtohet nga kompania shtetërore kineze “China State Company” por do të mirëmbahet dhe menaxhohet duke vjelur lekët dhe investuar. Në Kuvnd ka mbërritur drafti i firmosjes së kontratës ndërmjet qeverisë dhe kompanisë kineze, e cila siç duket është e interesuar për nxjerrjen dhe transportimin e kromit nga miiera e Bulqizës.

I gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.

Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë propozimin, që kompania kineze ka paraqitur në Ministrinë e Transporteve. Në këtë propozim janë përcaktuar kushtet financiare, afati dhe gjithë detajet e tjera të draft-kontratës, që kërkon kompania kineze.

Nëse komisioni do t’i vlerësojë këto kushte si të përshtatshme, pasi të ketë përfunduar me shqyrtimin do të përgatisë një projektkontratë, e cila u dërgohet për firmosje tre ministrave: atij të Transporteve, ministrit të Financave dhe atij të Zhvillimit Ekonomik.

Të tre ministrat kanë të drejtë të kërkojnë nga komisioni rinegocim të kontratës, nëse kanë rezerva për termat e saj. Nëse jo, pas firmosjes së tyre, ajo do të dërgohet për miratim në Kuvend.

Drafti i plotë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

P R O J E K T L i GJ

Nr.______/2015

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN

DHE LIDHJEN E KONTRATËS KONCESIONARE/PPP, ME OBJEKT

NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN

E RRUGËS SË ARBRIT, NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR

DHE KOMPANISË KINEZE “CHINA STATE CONSTRUCTION

COMPANY”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës

koncesionare/PPP, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “China State

Construction Company”, për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe

menaxhimin e Rrugës së Arbrit, si përjashtim nga procedurat e përcaktuara në

ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

Neni 2

Procedura e negociimit

Procedura e negociimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga Komisioni i

Negociimit të Kontratës, kryesuar nga Ministria e Transportit dhe

Infrastrukturës, dhe me anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Financave,

1

Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes,

Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit.

Komisioni i Negociimit të Kontratës do të asistohet nga një konsulent i huaj, i

cili do të bëjë “due diligence”, ligjore dhe financiare, të propozimit të paraqitur

dhe kontratës që do të lidhet. Përzgjedhja e konsulentit do të bëhet nga

Avokatura e Shtetit në përputhje me vendimin nr.392, datë 8.4.2009, të Këshillit

të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së

Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit

në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale””.

Komisioni i Negociimit të Kontratës do të negociojë me kompaninë kineze

“CSÇ” propozimin e paraqitur prej tyre pranë Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës dhe do të përpilojë projektkontratën finale, shoqëruar edhe me

relacionin përmbyllës të negociatave.

Projektkontrata shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një

afati prej 60 ditësh nga nisja e negociatave, i dërgohet për nënshkrim ministrit të

Transportit dhe Infrastrukturës, ministrit të Financave dhe ministrit të Zhvillimit

Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes.

Neni 3

Nënshkrimi i kontratës

Nënshkrimi i kontratës do të bëhet nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,

ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe

Sipërmarrjes pas dorëzimit të projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të

negociatave nga komisioni negociues.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, ministri i Financave dhe ministri i

Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes mund t’i kërkojnë

komisionit negociues rishikimin e projektkontratës.

Komisioni i Negociimit të Kontratës duhet të rinegociojë dhe t’u paraqesë për

nënshkrim ministrave projektkontratën, shoqëruar me relacionin përmbyllës të

negociatave brenda afatit kohor prej 30 ditësh, duke filluar nga afati i rikthimit.

Neni 4

Miratimi i kontratës

Kontrata do të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

2

Komisioni i Negociimit të Kontratës harton projektligjin për miratimin e

kontratës dhe ia dërgon atë për miratim Këshillit të Ministrave, brenda afatit

kohor prej 10 ditësh nga data e nënshkrimit nga 3 (tre) ministrat.

Data efektive e kontratës do të konsiderohet data e hyrjes në fuqi të ligjit pas

miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Neni 5

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

ILIR META

(tesheshi.com)

Tags: rruga e ritarb

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Rama, takim me deputetët “rebelë” të Jugut

Rama, takim me deputetët “rebelë” të Jugut

Mustafa nuk e sheh të arsyeshëm vazhdimin e dialogut me Beogradin

Mustafa nuk e sheh të arsyeshëm vazhdimin e dialogut me Beogradin

Zvicra do të sjellë dedektivë në Kosovë për të gjurmuar baronët e krimit

Zvicra do të sjellë dedektivë në Kosovë për të gjurmuar baronët e krimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni