Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dr. Ferid Agani: çdo të thotë të jesh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

by te Sheshi
18/03/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Dr. Ferid Agani: çdo të thotë të jesh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve
5
SHARES

Ditë më parë, doktori i njohur neurolog Ferid Agani, njëherësh kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës, është bërë anëtar i rregullt në “European Academy of Science and Arts” me seli në Salzburg të Austrisë.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është themeluar në vitin 1985 në Salzburg dhe një ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Portali tesheshi.com, zhvilloi një bisedë të shkurtër me Dr. Aganin për të na treguar për rrugëtimin drejt anëtarësimit në këtë akademi prestigjoze.

Intervistoi: Shkëzen Rrecaj

Agani cila ishte rruga deri te anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Shkencave?

Natyrisht rruga filloi që nga ditët e para të formësimit tim si profesionist në lëmin e Mjekësisë e Neuropsikiatrisë dhe si hulumtues shkencor që u nderua me titujt e magjistrit, doktorit të shkencave dhe doktor honoris causa në këto lëmenj dhe më pastaj angazhimit tim shoqëror dhe politik si themelues dhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe Ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky rrugëtim profesional, shkencor dhe politik bëri që në pajtim me statutin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Europës nga radhët e anëtarëve të Akademisë të propozohem te Presidenca dhe Senati i Akademisë për pranim si anëtar i rregullt i këtij institucioni të mirënjohur europian.

A do të thotë se anëtarësimi juaj në këtë Akademi mund të hapë rrugën për ju drejt titullit akademik?

Me anëtarësimin tim në këtë akademi kam patur për qëllim parësor të hap rrugën jo deri te një titull i ri në karrierën time profesionale, shkencore dhe politike, por në radhë të parë të hap rrugën për angazhim të ri profesional, shkencor dhe politik në nivelin europian duke vënë në dispozicion dijen dhe përvojën time në funksion të gjetjes së përgjigjeve më adekuate ndaj sfidave me të cilat sot ballafaqohet Europa si tërësi. Uroj që ky anëtarësim të paraqes edhe një hap në drejtim të anëtarësimit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që megjithatë e paraqet vatrën e diturisë shkencore ku para së gjithash e kam për obligim që të kontribuojë.

Sa do të ndikojë anëtarësimi juaj në këtë institucion në ngritjen e cilësisë dhe thellimit të bashkëpunimit me institucionet akademike në Kosovë?

Kuptohet se anëtarësimi i profesionistëve dhe shkencëtarëve kosovarë në institucione të këtilla të mirënjohura ndërkombëtare fuqizon dukshëm marrëdhëniet e ndërsjella të bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet akademike të Kosovës duke hapur rrugë për arritjen e standardeve më të larta akademike për të cilat qartë kemi nevojë shumë të madhe. Jam shumë i lumtur se me këtë anëtarësim është shtuar në njëmbëdhjetë numri i anëtarëve të rregullt të kësaj Akademie të nderuar nga Kosova.

Çfarë roli ka ky institucion në jetën akademike europiane?

Akademia Europiane e Shkencave dhe  Arteve është njëra prej qendrave më të mëdha analitike të ekspertizës shkencore dhe profesionale ose siç quhet me terminologji ndërkombëtare Think Tank në Europë, që ndërlidhë mbi 1700 shkencëtarë në gjithë botën, prej tyre 32 fitues të Çmimit Nobel. Ashtu siç edhe përshkruhet në faqen e saj zyrtare të internetit, si “burim i pavarur i dijes” ajo synon të diskutojë çështjet aktuale në gjithë spektrin e fushave dhe kulturave akademike si dhe të promovojë dialogun ndërmjet kombeve për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në Europë. Në këtë drejtim, Akademia është e përqendruar në tri drejtime: zhvillimin e diturisë, shpërndarjen e informatave shkencore dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare. Pikërisht mu këtu unë e shoh rolin e ardhshëm të anëtarëve të rinj të Akademisë nga Kosova dhe Shqipëria në integrimin e shkencës së shteteve tona në rrjedhat bashkëkohore ndërkombëtare.

A ka bashkëpunim ASHAK-u me Akademinë Europiane të Shkencave?

Konsideroj se po duke e pasur parasysh faktin se anëtarë të rregullt të kësaj Akademie janë edhe ish Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Prof. Dr Rexhep Ismajli si dhe Kryetari aktual Prof. Dr Hivzi Islami. Uroj që ky bashkëpunim në periudhën e ardhshme kohore të lartësohet edhe me tutje./tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Me kallam lodër, fëmija kap peshk (video)

Me kallam lodër, fëmija kap peshk (video)

Tragjedi ajrore: 62 persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit në Rusi

Tragjedi ajrore: 62 persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit në Rusi

“The Simpsons” parashikoi presidencën Trump 16 vjet më parë, por skenaristi ndjehet në faj

“The Simpsons” parashikoi presidencën Trump 16 vjet më parë, por skenaristi ndjehet në faj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni