Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, e cila dhe vetë e kaloi COVID-in, tha se se personat që dalin njëherë pozitivë me koronavirus nuk ritestohen më pas 14 ditësh.
Pos kësaj, dr. Bino paralajmëroi rezultat testi për 40 minuta.
“Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie virusi. Duam të fusim testin e shpejtë që kap antigjenin, pra, identifikon virusin.
Kjo do sjellë ulje të kohës, maksimumi i daljes së këtij testi është 40 minuta. Kryhet edhe pranë mjekut të familjes, rriten edhe kapacitetet e testimit”, sqaroi ajo. /tesheshi.com/