Andrea Doviciozo me Dukati është bërë fitues i garës së Japonisë në Moto GP. Italiani ka mundur në kthesën e fundit, kampionin e Botës në fuqi dhe liderin e kampionatit të motorrëve, Aleks Markez.
Në një pistë të rënduar nga shiu, të dy pilotët kanë qenë të vetmit që kanë cuar në limit motorrët e tyre, pavarësisht se shihnin se xhiro pas xhiroje, pilotët rrëshqisnin dhe rrëzoheshin, sic ndodhi me Pedrozën, Kratçlou, Rosin, Bautistën etj.
Doviciozo dhe Markez këmbyen disa herë vendin me njëri-tjetrin në krye të garës, gjatë xhirove të fundit.
Por në kilometrat e fundit, italiani parakaloi spanjollin, i cili nuk mundi ta arrinte më kundërshtarin. Në këtë mënyrë Doviciozo e ka ngushtuar me 11 pikë diferencën me Markez, që mbetet kryesues në Moto GP, kur kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi i sezonit. /tesheshi.com/