Dekriminalizimi i Parlamentit që prej ditës së djeshme është bërë proces zyrtar parlamentar dhe një komision bipartizan pritet që të hartojë raportin që do të bëjë të ditur se kush nga deputetët aktualë ka një pasqyrë kriminale e kush jo. Por ende nuk ka një platformë se kush do të futet në “thes”; vetëm ata që quhen |të fortë” dhe kanë precedentë për të tillë apo edhe ata “të urtit” e të “butit” që kanë shkelur ligjin, vjedhur, abuzuar me tenderat, me fondet publike, shkurt kanë konsumuar krimin e korrupsionit. Por siç thotë Çurçilli “Nëse do të lësh një gjë pa zgjidhur, ë mirë ngri një komision parlamentar”. Gjasat janë që do të bëhet më shumë politikë sesa punë. Megjithatë, le tihedhim një vështrim Parlamentit shqiptar vetëm në këto vite pluralizëm, për të parë se çka ndodhur.
Kuvendi 1991-1992
Në prillin e vitit 1991, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ishin 250, dyfishi I atyre që kemi sot. Ata zgjidheshin me vota direkte nga zona dhe nëse zgjidheshin ata duhej të merrnin më shumë se 50% të votave. Përndryshe zhvillohej raundi i dytë apo siç quhej; balotazhi. Ky parlament e pati jetën të shkurtër, vetëm një vit. Kishte një larmi të theksuar përfaqësimi dhe profesionesh. Në këtë parlament, kur ishte kulmi i debatit politik dhe tvsh jepte live dhe të plota seancat parlamentare, deputtët u ktyen në personazhe televizive pasi shikoheshin nga të gjithë, ngaqë nuk kishte ndodhur më parë. Kriste humori dhe batutat dhe njerëzit bënin dallimin se kush flet më këndshëm dhe më hazër xhevap. Kryeparlamentari i atëhershëm Kastriot Islami, mori pikë shumë për replikat me gallata. Mjekja e shquar Rushen Golemi, shquhej për debatet e forta duke përdorur elokuencën dhe humanizmin e saj si mjeke. Abdi Baleta mbahet mend për fytyrën e ngrysur dhe përgjigjet plot thumba kundër pjesëtarëve të minoritetit. Ndërkaq Aleksandër meksi si nënkryetar e që drejtonte seancat mori popullaritet si i urtë. Natyrisht shkëlqente Dritëro Agolli. Deputet në këtë legjislaturë ishte dhe Dhimitër Anagnosti e Robert Ndrenika por flisnin pak. Deputet ishte dhe Haxhi Lleshi që ndodhej në reshtin e parë, por foli vetëm një herë. Më aktivët ishin përfaqësuesit e zonave të varfra, kryesisht inxhinierë, agronomë por dhe mësues. Të cilët përcillnin problemet e njerëzve duke renditur nevojat me kilogram për grurë, miell sheqer, vaj et. Thuajse të gjithë deputetët mbanin patllake me leje në brez dhe brenda në seancë. Kurrë nuk degjeneroj debati në pikën e vlimit.Numrin më të madh të Kuvendit e përbënin mësuesit e inxhinierët. Më pas renditeshin agronomët, ekonomistët. Juristë ishin më paktë, por kishte mjaft autodidakt si Arben Imami. Një e katërta e Kuvendit kishte grada shkencore.
Parlamenti 1992-1996
Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit ishte më i vogël, vetëm 10 veta ashtu si e kemi ne sot. 100 u zgjodhën direkt dhe 40 erdhën nga listat e partive. Cilësia e këtij Kuvendi u rrit ndjeshëm. Juristët dhe ekonomistët u rritën në numër. Pati dhe një numër të madh gazetarësh. Mjekët pësuan një ulje, së bashku me agronomët. Por mësuesit qëndruan në dominim. Fasha intelektuale përbëhej kryesisht nga arsimtarët si sektori më masiv i të shkolluarve. Ushtarakët në këtë legjislaturë ishin me “kokrra”. Njerëzit me grada të forta shkencore e të shkolluar në perëndim vazhdonin të ishin “elita’ e Kuvendit. Si PD, PS, PSD apo PAD, deputetët e tyre i kishin profesor-doktorë. Dritëro Agolli dhe Dhimitër Anagnosti, këtë figura të kulturës kombëtare, ishin sërish deputetë. Në këtë legjislaturë, u zhdukën patllaket nga brezi dhe debati intelektual dhe pse i polarizuar dominonte Kuvendin. Mbahet mend si Kuvendi më cilësor në përbërjen e tij.
Parlamenti 1996-1997
Zgjati pak dhe kishte përfqësues vetëm PD. Zgjedut u cilësuan të manipuluara ërfaqësonte vetëm PD. Mbahet mend si Parlamenti që shpalli Gjendjen e jashtëzakonshme në mars të vitit 1997 por edhe si Kuvendi që votoi qeverinë e koalicionit PD-PS të drejtuar nga ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, socialisti bashkim \Fino.
Parlamenti 1997-2001
Edhe e u zgjodh në kohën e tmerrshme të kaosit të vitit 1997, përbërja e këtij Parlamenti nuk degradoi në përfaqësim. Edhe pse u rrit relativisht numri i ushtarakëve, pjesa më e madhe e deputetëve ishin intelektualë të mirëfilltë, pra jerëz të njohur në zonat e tyre si profesionistë. Mbahet mend si parlamenti ku pati përplasje të rënda, përleshje fizike dhe grushta, por që arriti kulmin me atentatin me armë zjarri-pistoletë, të deputetit socialist të Hasit, Gafurr Mazreku ndaj deputetit të PD-së të Tropojës, Azem Hajdari. Të dy deputetët nuk jetojnë më. Hajdari u vra në një pritë pranë PD më 12 shtator 1998, ndërsa gafur mazreku pas vuajtjes së dënimit, vdiq nga infarkti.
Parlamenti 2001-2005
Kjo legjislaturë ishte ajo ku u zbatua formula e “shpikur” nga Kastriot Islami e Ilir rusmali, si hartues së Kodit Zgjedhor, e cila u njoh si “Dushku”. Kjo pasi në fshatin me të njëjtin emër të rrethit Lushnjë u zhvillua një raund i tretë votash, që “prodhuan” plot 11 deputetë. Edhe pse në këtë kohë nisi ardhja e të fortëve, Kuvendi dominohej j vetëm në numër por edhe në fjalime nga intelektualët. Ky parlamenti pati: Ekonomistë 28 deputetë, Inxhinierë 23 deputetë, Mësues 27 deputetë, Juristë 15 deputetë, Mjekë 11 deputetë, Agronomë 9 deputetë, Gazetarë 10 deputetë, Ushtarakë 4 deputetë, Të tjerë 13 deputetë (Linguistë, shkrimtarë,sportistë, etj). Në këtë Parlament, 20 deputetë kishin gradën Profesor-Doktor, Doktor i Shkencave ishin 16 deputetë, Mësues i Popullit: 1 deputet, Mësues i Merituar: 1 deputet, Artist i Merituar: 1 deputet. Mosha mesatare: 45.5 vjeç. Deputeti më i vjetër: 69 vjeç, Deputeti më i ri : 25 vjeç.
Parlamenti 2005-2009
Në këtë legjislaturë, “Dushku” zgjerohet edhe më tej, që cilësohet në fjalorin e përditshëm politik si :Megadushku:. Partitë përdorën një skemë tjetër duke nxjerrë deputetë të pavarur apo të listave të veçanta elektorale për të rritur numrin e votive paralele për përtitë. Konkretisht një zonë mund të dilnin dy deputetë: një direct dhe një nga lista. Që i bie jo n jë deputet-një zonë, por një zonë më shumë se një deputet. Në këtë Kuvend u shtua numri i biznesmenëve dhe “të fortëve”, që arrinin të merrnin vota me “fis” e me “shpi”.Pra as vota politike apo personi, por vota “tribal:. Parlamenti i kësaj legjislature pati edhe spektaklin më të madh. Grupe parlamentare që rrëzoheshin e ngriheshin si “kështjellat në rërë”. Kulmi u arrit kur Partia Demokristiane e Nard Ndokës shtoi numrin e deputetëve duke u bërë faktor dhe arriti të marrë postin e Ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë “Berisha 1”, pasi PD kishte nevojë për vota në Kuvend. Presidenti i Republikës Bamir Topi u zgjodh me vota të devijuara dhe parlamentarët nga agrar një natë më parë gdhiheshin me PSI-në, apo nga PAD kalonte te PS, apo nga PS-ja të Partia Demokristinae. Ky Parlamenti njihet si më aktivi në “trafikimin” e deputetëve”. i forti mori kuptim pasi gjithçka shitej e blihej. Madje akuzat arritën deri aty sa u akuzua mazhoranca e asaj kohe se ka paguar 6 deputetë të PS-së për të zgjedhur Bamir Topin President.
Parlamenti 2009-2013
I dalë nga marrëveshja e famshme Berisha-Rama me ndryshimin e Kushtetutës së 2008, ky Kuvend zbehu rolin e deputetëve me peshë dhe i rreshtoi ata në listën e kryetarit. Por nga ana tjetër, kjo nuk e uli ndikimin e deputetëve “të fortë” përkundrazi ata ishin më aktivët në Parlament. Ish-policët apo juristët “ex-katedra: pushtonin sallën me elokuencën e fjalëve me kod. Në fakt shembullin më të madh të fjalorit të rëndë me kërcënime e sharje e jepte vetë Kryeministri Sali Berisha, gjë që kanalizoi debatin tek një mënyrë të arikuluari ku përmendeshin, djali, vajza, nipi, nëna baba, gjyshi dhe të parët. Numri i të fortëve në këtë Parlament u rrit mjaft dhe madje disa aktivistë politikë që shquheshin si të ashpër u kthyen të fortë duke përdorur një fjalor prej “cubi”. Përveç deputetëve bazikë të partive kryesore PD-së dhe PS-së, në 12 qarqet e vendit kishte dy ose më shumë biznesmenë, me një biografi punë në Polici apo në jetën e rrugës. U vërtetua se listat e mbyllura nuk e larguan klientelizmin por e shtuan më shumë atë. U vu re edhe një fenoment tjetër, krerët e mëdhej promovonin ata deputetë që flisnin më egër dhe shanin më fort. Pra ky koncept u kthye në zhvillim politik që dominoi legjislaturën dhe krijoi premisat për forcimin e këtij fenomeni.
Parlamenti 2013-2017
Në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013 gati gjysma deputetëve janë biznesmenë dhe arritën të vendosin domenin e tyre në zonat përkatëse. Nga 12 qarqet e vendit, ekzistojnë 2 apo 3 emra të zgjedhur nga radha e biznesmenëve të cilët në politikë nuk kanë hyrë nga dera por nga dritarja. Incidenti me Strazimirin hapi një casus belli, që ka marrë emrin dekriminalizim. Komisioni Parlamentar është ngritur, por kush quhen të kriminalizuar, ata që ishin apo u bënë të tillë gjatë politikës? Ata që përdorin grushtin, apo ata që përdorin penën për të vjedhur? Problemi në fakt nuk është kriminalizimi i politikës shqiptare, por politika e kriminalizuar.
(tesheshi.com)