Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Shtëpia e kosovarëve” në Vlorën e dikurshme, kush strehohej aty dhe përse u shemb

by te Sheshi
14/07/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shtëpia e kosovarëve” në Vlorën e dikurshme, kush strehohej aty dhe përse u shemb

Nga Harilla Koçi

Diku, në pjesën veriore të sarajeve të familjes së njohur të Vlorajve, vetëm pak metra larg saj, aty ku sot ndodhet hotel ‘Sazani’, ka qenë një godinë dy katëshe, e cila nga vlonjatët e vjetër njihej me emrin “Shtëpia e kosovarëve”.

Godina, dëshmi e kontributit të Isa Boletinit për qeverinë e Vlorës

Godina që ka ekzistuar në Vlorë deri në vitin 1925, ka qenë dëshmi e ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, asaj të  Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ngrehina dy katëshe, lidhet me emrin e personazhit të njohur të lëvizjes patriotike shqiptare nga Kosova, Isa Boletinit.

Sipas historianëve, Isa Boletini mbërriti në Vlorë një ditë pas aktit të shpalljes së pavarësisë, në krye të disa dhjetra luftëtarëve, të gatshëm të mbronin me jetën e tyre qeverinë dhe tërësinë territoriale të shtetit të parë shqiptar. Ai u vendos në këtë godinë. Ndërkohë, në ato ditë të vështira, trupat e komanduara nga Isa Boletini u vendosën në dy pozicione, në krye të lagjeve “Muradie” e “Topana”, të cilat vlerësoheshin nga strategët ushtarakë të kohës si mjaft të favorshme për realizimin e detyrës së mbrojtjes së aktivitetit të qeverisë së Pavarësisë.

Foto-153 (1)

Kufijtë e këtyre dy lagjeve, ndër më të vjetrat në qytetin e Vlorës, u bënë edhe barriera e pakapërcyeshme për çdo tentativë të mundshme të kundërshtarëve të aktit më të madh të historisë së Shqipërisë, pavarësisë së saj. Për ditë dhe javë të tëra, trupat e komanduara nga Isa Boletini qëndruan në rojë të aktivitetit të qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali. Por, historia e patriotit të njohur nga Kosova nuk mbaron këtu. Ajo do të vazhdojë edhe në vitet pasardhëse. Pas largimit të tij nga Vlora, Isa Boletini la në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit, 25 burra nga Kosova.

Kosovarët, në Vlorë deri në vitin 1925

Luftëtarët nga Kosova qëndruan në Vlorë deri në vitin 1925. Ata cilësoheshin si një trupë e zgjedhur dhe mjaft besnike ndaj Ismail Qemalit, duke zbatuar detyrat e lëna nga komandanti i tyre. 25 kosovarët i shërbyen qeverisë së përkoshme dhe, më pas, vendosjes së rendit në Vlorë për vite me rradhë. Shtëpia e tye ishte godina 2 katëshe, në afërsi të sarajeve të familjes Vlora, e cila u ishte dhënë në shenjë mirënjohjeje. 25 kosovarët, qëndruan aty deri në vitin 1925. Ishte pikërisht ky momenti kur nis të marrë jetë një projekt i bashkisë së atëhershme të qytetit, për të ndërtuar një lulishte të madhe në zemër të Vlorës, atje ku ajo është edhe sot, në Sheshin e Flamurit.

Foto-278

Bashkë me sarajet e Vlorajve u rrafshua edhe godina dykatëshe. Të dy këto objekte, dëshmitare të periudhës së Pavarësisë, u prishën për t’ja lënë vendin një mjedisi të gjelbëruar që edhe sot përbën një nga krenaritë e Vlorës, por që nuk do ishte keq që ajo shtëpi historike të ekzistonte së bashku me sarajet, po aq historike të Vlorajve.

Godina dykatëshe ka mbetur edhe sot në kujtesën e të moshuarve, me emrin “Shtëpia e kosovarëve”. Disa prej tyre u larguan drejt vendlindjes, në vitin 1925. Por disa syresh qëndruan në Vlorë, duke u bërë pjesë e komunitetit vlonjat. Ata ndërtuan këtu jetën, krijuan familje, lanë pas trashëgimtarë.

Një rrugë me emrin e Isa Boletinit

Në këtë sfond të ngarkuar me ngjarje, godina dy katëshe e emërtuar “Shtëpia e kosovarëve”, që qëndronte aty ku sot është lulishtja e Sheshit të Flamurit, është simbolika e një ideali të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Prej saj nuk ka mbetur asnjë foto, por kujtimi i saj është i gjallë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje dhe si mirënjohje ndaj kontributit të shqiptarëve të Kosovës në çështjen e pavarësisë, bashkia i ka vendosur emrin e Boletinit, një rruge të qytetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Efekti Guardiola: “zhduken” heronjtë e tripletës

Efekti Guardiola: “zhduken” heronjtë e tripletës

Deri sa vdekja të na ndajë: bëjnë fotot e dasmës në një kuti arkivoli. Ja cila është arsyeja serioze që i shtyu

Deri sa vdekja të na ndajë: bëjnë fotot e dasmës në një kuti arkivoli. Ja cila është arsyeja serioze që i shtyu

Gjykata: Shqiptarët i shpëtuan fatalitetit nga serbët e armatosur

Gjykata: Shqiptarët i shpëtuan fatalitetit nga serbët e armatosur

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni