Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dossier/ Miqësia e vjetër e voskopojarëve me myslimanët e Korçës

by te Sheshi
14/10/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Dossier/ Miqësia e vjetër e voskopojarëve me myslimanët e Korçës

Nga Vepror Hasani

Voskopojarët parapëlqenin miqësinë me myslimanët e Korçës. Parapëlqenin të bënin krushqi me ta e të bashkëpunonin. Nuk kishin paragjykime. Patën miqësi të vërtetë.

Të dy palët ishin tregtarë të zotë. Pazari i Korçës, i ndërtuar nga myslimanët, kishte emër të madh, edhe Voskopoja e ndërtuar prej tyre, gjithashtu.

Mësonin shpesh nga njëri-tjetri, ashtu sikurse bashkë ishin gjendur në të njëjtat fatkeqësi, por zhgënjimi nuk ndodhi kurrë. Të palëkundur qëndruan në miqësi dhe në fjalën e dhënë.

43007278Voskopojarët e admironin Korçën, i gëzoheshin shkëlqimit të saj. Askush nuk mund ta shihte dot ndryshe atë. Edhe Edit Durham pas njohjes me qytetin, shkroi: “Korça është një qytet që të habit, është i pastër, shumë i pastër, madje qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta të shtruara mirë, pa qenë me plehra nëpër këmbë…”.

(Edit Durham, “Brenga e Ballkanit”, f. 47)

Pazari i KorçësPor miqësia e voskopojarëve me myslimanët kishte edhe një arsye më shumë. Te pazari i Korçës kishin mësuar si të ishin zejtarë e farkëtarë të mirë.

“Në dokumentin e vitit 1712, shkruan Pirro Thomo, mësojmë se banorët e Voskopojës kanë shkuar te mjeshtrit e “kazasë” së Korçës, kanë punuar dhe mësuar zejet e rrobaqepsisë, këpucarisë dhe të farkëtarisë.

(Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, v.III, Tiranë, 1962, dok. 197).

Ndërsa më tej, Pirro Thomo shpjegon: “Duket qartë se në atë kohë zejet në këtë qytet ishin në lulëzim, përderisa banorët e Voskopojës, e cila kishte arritur një nivel të lartë si qendër e rëndësishme tregtare e kulturore, vinin këtu (në Korçë) dhe mësonin zanatet”.

(Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, Tiranë 2012, f. 32-33)

Sahati i KorçësNë shenjë miqësie, në vitin 1767 voskopojarët  porositën një gravurë  ku do të skicohej qyteti i Korçë dhe xhamia. (Në gravurë nuk u përfshinë lagjet e Varoshit ku jetonin ortodoksët, gjë që tregon se gravura i dedikohej miqësisë me myslimanët).

“Gravura u skicua në Vjenë prej voskopojarit Theodhor Sina Grundo, nën përkujdesjen e murgut të shenjtë Parthen të manastirit të Shën Prodhromit Voskopojë, me shpenzime prej tregtarit gjithashtu voskopojar të asaj kohe, zotit Andrea Tirka. Gravura e Korçës është një pjesë mikroskopike e një gravure komplekse të madhe ku përveç pamjes së Voskopojës, Shipskës etj, jepet edhe pamja e qytetit të Korçës. Në këtë gravurë dallohet lumi, xhamia, disa shtëpi të qytetit dhe një pyll me pisha në pjesën jugore matanë lumit të Moravës.

(Ilia Ballauri, “Encyclopedica”, Korçë)

Gravura e KorcesMiqësia e voskopojarëv me  myslimanët vazhdoi gjatë: Në vitin 1784 voskopjarët ndihmuan në ngritjen e sahatit të Korçës. “Ora u vendos në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Ajo u ndërtua nga mjeshtrat malësorë të veriut, ndërsa kambanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë (rreth 50 kg), u ngrit nga zejtaro-tregtarët e Voskopojës në bashkëpunim vllazëror me rufetin e bakejve myslimanë. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe…”.

(Përshkrimi sipas Kodikut të Korçës, dok. 178)

Tregtarve voskopojarë dhe myslimanëve të Korçës u kishte ndodhur të gjendeshin edhe në fatkeqësi të njëjta. referuar kronikës që përshkruan zjarrin e tretë që dogji pazarin e Korçës më 13 qershor 1822, Pirro Thomo shkruan: “…shumë nga tregtarët kishin sjellë të gjithë mallin e tyre nga Trestja e Venediku, ndërsa më të shumtët e voskopojarëve kishin sjellë këtu, si në vendin më të sigurtë gjithë sendet e tyre me vlerë”

(Kodiku i Korçës dok. 41)

korca-vjeterPra edhe kronika e mësipërme tregon se myslimanët u vinin në ndihmë voskopojarëve duke u lënë në dispozicion dyqanet dhe magazinat e tyre.

Miqësinë e Voskopojarëve me myslimanët e Korçës e ka evidentuar dhe studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, i cili pasi shpjegon tri degët e vllehëve shkruan: “Të tri “filirat” apo fiset e vllehëve pra, me të cilët bashkëjtojmë vllazërisht në Korçë quhen; vllehë Frashërjotë, Voskopojarë dhe Myzeqarë. (këta të fundit janë fort të pakë) Të parët (vllehët frashëriotë) përbëjnë numrin më të madh, mirëpo krushqëri me “Arbineshët” korçarë edhe me qarkun, Frashërjoti bën vetëm rrallë e tek”.  Pra, krushqitë mes vllehëve të Korçës dhe voskopojarëve ishin të rralla.

Ndërsa krejt ndryshe ndodh me vllehët Voskopojarë, shpjegon më poshtë  Qafëzezi: “Vllehët voskopojarë bëjnë “radhë” krushqi me shqiptarë, por nga sa dihet, kurrë me sy të mirë nga të dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtëm. Gjithashtu voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të martohet me vllahun frashërjot, por me korçarin “Arbinesh” u përzie duke bërë edhe krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu… Voskopojari zanaqar a tyxhar, duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur e “Voskopojarëve”, pranë pazarit edhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asikohe”.

(Gazeta e Korçës, e mërkurë, 8 qershor 1932)

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Shkodran Mustafi pushton mediat spanjolle me një gjest prej myslimani: largon birrën nga tryeza

Shkodran Mustafi pushton mediat spanjolle me një gjest prej myslimani: largon birrën nga tryeza

Mos i dëmtoni dhëmbët duke i zbardhur me laser,  ja çfarë këshillon dentistja për një buzëqeshje perfekte

Mos i dëmtoni dhëmbët duke i zbardhur me laser, ja çfarë këshillon dentistja për një buzëqeshje perfekte

“E bukuar dhe bisha” në Tiranë: Ndërtimet që cilësohen si të shëmtuara nga qytetarë dhe specialistë

“E bukuar dhe bisha” në Tiranë: Ndërtimet që cilësohen si të shëmtuara nga qytetarë dhe specialistë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni