Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dosja “CEZ”: Si erdhën çekët, dëbimi i tyre dhe çfarë fshihet pas tymnajës së ditëve të fundit

by te Sheshi
25/09/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Dosja “CEZ”: Si erdhën çekët, dëbimi i tyre dhe çfarë fshihet pas tymnajës së ditëve të fundit

Nga Ylli Pata 

Çështja “CEZ” ka mbërthyer politikën shqiptare dhe mediat e mëdha, por çdo gjë po trajtohet vetëm me “bomba tymuese”; dhe në fakt pak ose aspak po kuptohet çfarë po ndodh. PD akuzon kreun e Kuvendit Ilir Meta, se ka marrë para për të lejuar një kompani private që të tërhiqte borxhet që CEZ kishte tek shumë subjekte; ndërkohë që LSI akuzon Sali Berishën dhe Ridvan Boden që me vendim qeverie kanë lejuar që CEZ të përfitonte në kurriz të taksapaguesit shqiptar. Por realisht çka ndodhur me CEZ-in?!

CEZ është një kompani i madhe çeke, e cila në shumë vende të ballkanit ka arritur të fitojë kontrata në fushën e energjisë dhe të privatizojë pjesë nga këto sektorë strategjikë.

Në vitin 2009, kryeministri Sali Berisha bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me qeverinë çeke për të shitur ndërmarrjen shtetërore të shpërndarjes së energjisë, OSSH tek një kompani e madhe çeke. Në atë kohë, qeveria e Pragës mbante presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe kishte mundësinë e vendosjes në axhendë të BE-së dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.12048600_10207513408095623_1578215905_n

Madje me anë të një ceremonie shumë pompoze, kryeministri Sali Berisha, dorëzoi në duart e kreut të qeverisë çeke kërkesën për marrjen e statusit kandidat; kërkesë që u bë në prag të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009 dhe pas firmosjes së kontratës së shitjes së OSSH-së.

Më 11 mars 2009, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Genc Ruli firmosi kontratën me kompaninë CEZ për t’i shitur 76% të aksioneve shtetërore për një vlerë prej 102 milionë eurosh.

Kjo kontratë u kundërshtua fuqishëm nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, e cila theksoi se OSSH është shitur lirë për arsye se qeveria ka vepruar në mënyrë klienteliste.

CEZ qëndroi në Shqipëri për 3 vjet pasi nuk bëri asnjë investim, por vetëm vazhdoi serinë e kontratave aforfe ndërsa nuk arriti të zgjidhë problemin e atyre që nuk paguajnë.

Para zgjedhjeve të vitit 2013, Berisha dhe qeveria e tij nisën sulmin ndaj kompanisë CEZ që e kishin sjellë vetëm në Shqipëri, duke ndërhyrë – madje edhe ministri i brendshëm, Flamur Noka – në nënstacionet ku CEZ u hiqte energjinë debitorëve.

Qeveria detyroi Entin Rregullator të Energjisë që t’i heqë liçencën CEZ-Shpërndarjes në mënyrë të njëanshme. Kompania çeke deklaroi se kjo është sjellje e padrejtë dhe ajo do ta hidhte çështjen në arbitrazh ku kërkoi një shumë marramendëse parash si dëmshpërblim.

Berisha humbi zgjedhjet në qershor të vitit 2013 dhe qeveria që do të vinte i duhej ta trajtonte këtë “patate” të nxehtë. Ministri i emëruar i Energjisë në kabinetin “Rama”, Damian Gjiknuri deklaroi së barrën e rëndë të CEZ do ta zgjidhnin me negociata, pasi një humbje në arbitrazh do të ishte katastrofike për arkën bosh të qeverisë dhe nuk mund të merrej mbështetje nga BB dhe FMN.

Më 24 qershor 2014, pas negociatave u arrit që CEZ të heqë dorë nga pronësia e OSSH dhe nga abritrazhi ndërkombëtar. Si shkëmbim u ra dakord që shteti shqiptar t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milion euro. Kjo vlerë u dakordësua të paguhet me këste, duke filluar nga shtatori i vitit 2014 deri në fund të vitit 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milion euro mbi principalin e dakordësuar.

Kjo vlerë përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara e të kërkueshme në çdo kohë nga ana e CEZ a.s. Marrëveshja, parashikonte se palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar apo ligjor. Pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit, hapur në maj të vitit 2013 sipas rregullave të UNCITRAL, mbështetur në Traktatin e Kartës së Energjisë.

Pas kësaj çështja ra në heshtje. Por ç`ndodhi më pas?

Kuvendi, ose më konkretisht mazhoranca, emëroi në krye të Entit Rregullator të Energjisë, një specialist energjie, Petrit Ahmetin, vëllain e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, i cili ka qenë edhe drejtor i KESH-it për një farë kohë. Zoti Ahmeti ka qenë këshilltar i drejtorit të ERE-s gjatë kohës së qeverisë “Berisha” dhe zotëronte një kompani që mblidhte borxhet e CEZ.

Kjo ka sjellë më pas sulmin dhe rikthimin e çështjes së CEZ duke folur për miliona dhe duke risjellë në lojë sërish Dritan Priftin, i cili po përgatit dokumente e video që të sulmojë armikun e përhershëm, Ilir Meta.

PD-ja nga ana e saj i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ-in për t`u larguar nga pronësia e OSH-së, ndërsa akuzon Ramën e Metën se kanë abuzuar me 600 milionë euro. Po nga kanë dalë këto 600 milionë euro?

Berisha dhe  Meta kërkuan hetim ndërkombëtar, e më saktë amerikan për këtë çështje, por ambasada e SHBA është përgjigjur se kjo i takon drejtësisë shqiptare…/tesheshi.com/

Related Posts

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Nju Jork: për herë të parë fëmijët myslimanë marrin pushim nga shkollat për Bajram

Nju Jork: për herë të parë fëmijët myslimanë marrin pushim nga shkollat për Bajram

Prishtinë: mblidhet këshilli Kombëtar kundër korrupsionit: shumë pak për ta luftuar

Prishtinë: mblidhet këshilli Kombëtar kundër korrupsionit: shumë pak për ta luftuar

Mustafa: Në luftën ndaj korrupsionit, nuk ka peshq të mëdhenj e të vegjël

Mustafa: Në luftën ndaj korrupsionit, nuk ka peshq të mëdhenj e të vegjël

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni