Pas kolegut të tij, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot pritet të paraqitet edhe ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska. Këta dy akuzohen pas ngritjes së dosjes nga ana e Prokurores speciale të quajtur “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë dhe manipulimet e shënuara gjatë zgjedhjeve. Në opinion filluan të qarkullojnë spekulimet për arratisjen e Jankullovskës nga Maqedonia, mirëpo ajo nëpërmjet avokatit të saj ka arsyetur mos paraqitjen e deritanishme në gjykatë duke deponuar biletën e udhëtimit si dëshmi që ka qenë jashtë vendit në detyrë zyrtare.
Në mesin e të akuzuarve i cili po ashtu sot pritet të dalë në gjykatë është edhe një funksionar i partisë shqiptare në pushtet BDI-së, edhe atë për manipulime zgjedhore në komunën Çair të Shkupit./tesheshi.com/