Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dosja politike “Hakmarrja për Drejtësi”: sa reale dhe sa virtuale ishte kjo organizatë?

by te Sheshi
13/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Dosja politike “Hakmarrja për Drejtësi”: sa reale dhe sa virtuale ishte kjo organizatë?
8
SHARES

Si u demonizua një grup të rinjsh nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pas shpalljes së tyre të pafajshëm a bien poshtë akuzat e tij për dhjetra krime të cilat ia faturoi “Hakmarrjes për Drejtësi”?!

Pas 21 vitesh proces gjyqësor janë shpallur të pafajshëm 10 djemtë e grupit “Hakmarrja për Drejtësi”, të njohur më shumë nga shumë nga akuzat politike të ish-presidentit dhe njëherësh ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u faturoi dhejtra krime kësaj organizate, se sa nga provat e vërteta të përfshirjes së tyre në këto krime. Kur themi “ish-presidenti”, kemi parasysh se ato datojnë që kur ish-lideri demokrat ishte në krye të shtetit dhe pak minuta pas shpërthimit  të një bombe tek ish-supermarket VEFA, poshtë 9-katësheve, e artikuloi si togjalësh, “Hakmarrja për Drejtësi”. Por sa kriminalo-oridener e sa kriminalo-politik ka qenë ky grupim? I ka patur të dyja, vetëm njërën, apo hiç fare, siç qe së fundi dhe verdikti i gjykatës? Mos harrojmë se një vend tek “Hakmarrja” Berisha e ka rezervuar dhe për rilavin e tij të egër, Edi Ramën

Që nga viti 1996 deri më sot kur Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda sot ka dhënë pafajësi për grupin e famshëm  nuk është kuptuar kurrë se ku nis e ku mbaron e vërteta për këtë organizatë, nëse ajo ka ekzistuar ndonjëherë, nëse është përfshirë në ndonjë nga krimet për të cilat akuzohej. Akuzuesi i tyre kryesor ka qenë Sali Berisha, në opozitë dhe në pushtet, ai i ka përdorur emrat e dy vëllezërve Shyti, në diskursin e tij politik sa herë i janë dashur. Hera e fundit që e përmendi grupin ishte gjatë operacionit “Xibraka” ku u shkatërrua një laborator droge dhe u arrestua nipi i dikatatorit Hoxha, Ermal Hoxha. Berisha thoshte se Edi Rama ishte kërcënuar nga ky grupim. “Merrni tabulatet e Edi Ramës se çfarë kërcënimesh të tmerrshme i ka bërë “Hakmarrja për Drejtësi” kur ka lejuar asgjësimin e bazës në Elbasan”- ulëriste Berisha në Parlament vetëm para një viti.

Sot që ata janë të pafajshëm çfarë do të thotë Berisha?! Ai ia ka mbushur mendjen shqiptarëve që kjo ishte organizata më e egër, terroriste, që kishte dashur të rrëzonte demokracinë, e lidhur me politikën, etj…po sot çfarë do të thotë?!

Sipas Apelit, provat janë marrë nga policia në mënyrë të paligjshme. Anëtarët e grupit, Kreshnik Spahiu, Orik Shyti, Laert Shyti, Altin Arapi, Gent Caka, Nikolin e Pasho Nevruzaj, Gëzim Gjoni, Roland Shyti dhe Dritan Hata, akuzoheshin për pengmarrje dhe shkatërrim prone.

Historia: si “u krijua” demoni i “Hakmarrjes për Drejtësi”

Nëse tranzicioni shqiptar do të përshkruhej me një rast të vetëm për papërgjegjshmërinë e politikanëve dhe për mosfunksionimin e Drejtësisë, do të mjaftonte vetëm historia e vëllezërve Shyti, të cilët kishin fituar azil politik në Zvicër, ndërkohë që demonizoheshin në Tiranë për çdo krim me prapavijë politike ose jo.

Në 21 vite gjygje kundër tyre nuk është kuptuar se sa vendosnin provat reale apo akuzat politike në vendimet e dhëna. “Hakmarrja për Drejtësi” u përmend për herë të parë si  organizatë me prirje terroristeme qëllim për të rrëzuardemokracinë më 12 tetor të vitit1996, kur policia publikoi një foto të një arsenali armësh, tëg jetura në një apartament, që i përkisnin kësaj organziate. Më pas, bomba e vendosur tek ish-marketi i VEFA-s pranë pallateve 9-katëshe në Tiranë dhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve të asaj kohe, Bujar Kaloshi, ishin akuzat e radhës ndaj tyre. Policia identifikoi si autor Orik Shytin dhe më pas arrestoi edhe Laert Shytin e Enkeled Agajn. Sipas hetimeve të asaj kohe, kjo organizatë kishte kryer një sërë krimesh në vitet 1992-1996. Ata u akuzuan se kishin një plan për vrasjen e  Presidentit të atëhershëm të vendit, Sali Berisha.

Në mars të 1997 të arrestuarit u arratisën nga burgjet dhe arritën të fitonin azil jashtë vendit në një kohë kur akuzat politike ndaj tyre në Tiranë vijonin të ishin të forta.

Hetimi ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi” rinisi në vitin 1998, për të përfunduar 10 vite më vonë në vitin 2008, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të kërkonte dënime për 10 anëtarët e kësaj organizate, të akuzuar për dhjetëra vrasje, grabitje, rrëmbime dhe akte terroriste, shumica të kryera në vitet kur Berisha ishte në pushtet, 1992-1996.

Gjykata e Apelit në Tiranë dhe Gjykata e Lartë lanë në fuqi këto masa dënimi.  Por, i akuzuari kryesor si kreu i organizatës, Orik Shyti, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila në vitin 2011 konstatoi se kishte shkelje në gjykimin e kësaj organizate dhe urdhëroi rigjykimin e çështjes.

Pas këtij vendimi, në një letër të hapur Orik Shyti akuzoi publikisht Sali Berishën se kishte sajuar gjithçka dhe se ata ishin të pafajshëm.

“Me qindra herë Sali Berisha ka deklaruar botërisht se ne kishim krijuar organizatën kriminale“Hakmarrja për Drejtësi” dhe se, në zbatim të platformës së saj, kishim kryer dhjetëra krime.Gënjeshtrave dhe shpifjeve të tij u jemi përgjigjur me fakte. Në dosjen gjyqësore ndodhen tëadministruara dëshmi dhe të tjera prova, shkresore dhe shkencore, që faktojnë se Saliu ështëati, nuni dhe pagëzori i “Hakmarrjes Shqiptare për Drejtësi””- shkruante Shyti nga arratia.

Ai akuzonte Berishën për ndikim të drejtpërdrejtë tek gjyqtarët që kishin kaluar nëpër duar dosjet e tyre. Shyti bën të ditur se edhe Gjykata e Lartë e Zvicrës e ka konsideruar  një show politik dhe fantazi krijimin e këtij grupimi. Edhe një tjetër gjykatë në Holandë vendosi që vëllezërit Novruzaj të merreshin në mbrojtje nga shteti holandez, sepse përndiqeshin politikisht nga Sali Berisha.

Anëtarët e këtij grupimi ishin marrë në mbrotjte nga vendet europiane ku ishin arratisur ndërkohë që në Shqipëri demonizoheshin për çdo krim nga Berisha dhe kishin mbi kurriz dënimet e gjykatave shqiptare.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e parë të  Fatos Nano në 1991. Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.

Akuzat ndaj tyre

Ata janë akuzuar për vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA”, si dhe vrasjen e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Dënimet e dhëna ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi:

Altin Arapi, burg përjetë

Orik Shyti, burg përjetë

Kreshnik Spahiu, 24 vite burg

Nikolin Novruzaj, 24 vite burg

Leart Shyti, 24 vite burg

Gëzim Gjoni, 5 vite burg

Pasho Novruzaj, 17 vite burg

Dritan Hate, 23 vite burg

Gentian Caka, 25 vite burg

Roland Shyti, 25 vite burg

/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Një mënyrë e thjeshtë për të mposhtur ankthin, sipas Universitetit të Kolumbias

Një mënyrë e thjeshtë për të mposhtur ankthin, sipas Universitetit të Kolumbias

Trump dërgon emisarin në Kosovë: Nuk ndryshon politika e SHBA në Ballkan

Trump dërgon emisarin në Kosovë: Nuk ndryshon politika e SHBA në Ballkan

PD: Pafajësia e “Hakmarjes”, punë e Ramës

PD: Pafajësia e “Hakmarjes”, punë e Ramës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni