Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Dosja 1 prilli”: Një kronikë ndryshe me Nar Kokën dhe legjenda e stisur e “darkës së ngjalave” Rama-Meta

by te Sheshi
01/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
“Dosja 1 prilli”: Një kronikë ndryshe me Nar Kokën dhe legjenda e stisur e “darkës së ngjalave” Rama-Meta

Imagjinoni një moment nëse dje ministër i Brendshëm do të ishte Saimir Tahiri, kur Nari, Leonard Koka, më i fuqishmi i Durrësit deri pak kohë më parë, u shoqërua në komisariat.

“Do të tundej shteti” dhe ndoshta mediat do të sokëllinin për komplot si tre javë më parë kur i vëllai, Lefter Koka, ministër i Mjedisit, ngriti zërin ndaj një arrestimi në Durrës, një personazhi të forte afër LSI-së, siç e tha ditë më parë dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Nuk e bënë ndaj Fatmir Xhafajt se nuk do të ngjiste, nuk do të bënte efekt, pasi ai se ka nxehur akoma karriken dhe natyrisht do t’u kthehej e gjitha kundër.

Por Nar Koka, sipas të gjitha gjasave, nuk ia ka marrë mendja se do të shoqërohej në polici, teksa ka protestuar dhe shfryrë ndaj një gjobe vënë të birit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

I kanë thirrur “princi i qytetit”, por që natyrisht e dinte se me Drejtorin e Policisë së Durrësit, një gjirokastrit të emëruar nga Saimir Tahiri, kishte një luftë të hapur.

Regjistroi bisedat në polici në telefonin e tij, deri sa çunat e grupit të gatshëm i morën telefonin, për të nisur një ofensivë të re ndaj pushtetit, por në radhë të parë ndaj Vangjush Dakos, njeriut që e mbështetën për kryetar bashkie në vitin 2007 por që prej 6 vitesh kanë “punuar qindin” për ta shkatërruar.

Nuk ia kanë arritur dot dhe ndaj  po ndodh ajo luftë klanesh në qytet.

Por çfarë përfaqëson Nar Koka që nga disa gazetarë “elitarë” është kthyer në “njeriun e 1 prillit” apo “njeriun e ngjalave”.

Darka e ngrënë nga Edi Rama dhe Ilir Meta nën prezencën e Nar Kokës ka qenë e disata, pasi bashkimi i tyre u vendos diku jashtë Shqipërisë, sipas gjasave në Bruksel dhe që u ngjiz në Tetovë, gjatë funeralit të të ndjerit Arbën Xhaferri.

Ama, Nar Koka, i cili hyri në sallonet e pushtetit duke u kthyer në një nga parvenytë e Fatos Nanos, nuk mund të mos e shfrytëzonte këtë rast, pasi në këtë mënyrë ai negocoi dhe arriti të fusë në politikë të villain, Lefterin, Agron Dukën që është burri i motrës, por edhe Armando Dukën që u kthye në njeriun më të pushtetshëm të topit të rrumbullakët, një botë e mbushur me para dhe pushtet influence.

Gjithsesi, një dëshmi se ç’mund të bënte për t’u kthyer në negociator  të “aleancës së re” Rama-Meta e tregon dhjetori i vitit 2012, kur sëra e Kokajve dhe Dukëve ishin mbledhur në një lokal pranë detit të festonin vitin e ri.

Kishin thirrur ndër të tjera edhe 12 balerina përveç ahengxhijve që do të këndonin live.

Ishte ftuar Edi Rama dhe Ilir Meta veç e veç.

Me telefonatat u mor vetë Nari. Në lokal ia beh Baba Taku, që nuk ulet në zijafet por qëndron në një ambient aty pranë, e që quhej “dhomë pritje” duke ndjekur situatën dhe raportuar shefin.

Edi Rama erdhi vetëm, tek-pullë. Sapo kishte mbaruar një mbledhje të Komitetit Drejtues që Gjushi i organizonte në disa vende të pastra nga përgjuesit e Berishës në Shkëmbin e Kavajës dhe ulet direkt e në tavolinë.

I takon të gjithë, por Nari doli dhe e priti.

Shtrëngon duart me Terin, në atë kohë deputet i LSI-së në aleancë me Sali Berishën. Përqafohet me Gon Dukën që e kishte emëruar si kryetar të komisionit të bujqësisë në PS, i cili këndonte dhe kërcente i gëzuar.

Ulet, nuk prek asgjë nga pjata dhe jep e merr me celularin.

Narin nuk e mbante vendin dhe herë shkonte te Baba Taku në dhomën e pritjes e herë të “kryetari” që e kishte nderuar “live”.

Orkestra këndon me sa ka fuqi, kurse balerinat kërcejnë mbi tavolina. Kënga e Dr Florit dhe Ermal Mamaqit “Ku ka si Tirona”, tronsformohet nga “kori”: “Ku ka si Ter Koka!”. Rama s’lëviz.

Baba Taku ngrihet dhe përshëndet kryetarin e PS-së dhe i thotë një fjalë në vesh. Rama thjesht lëviz pak kokën.

Nari alarmohet dhe afrohet: “Si, nuk vjen Iliri?”

“Jo!”, ia kthen Baba Taku, “u kthye rrugës se e thirri Berisha, duket e ka pikasur se po vjen të takojë Ramën”.

Kryetari i PS-së nuk lëviz asnjë muskul kur Nari i kërkon ndjesë për këtë prishje të planit gjenial që ai kishte përgatitur.

Rama ja kthen se “s’ka problem pasi nuk kishte ardhur të takonte njeri por të festonte me miq”.

E në fakt kryeministri i ardhshëm po festonte vetëm me celularin.

Zijafeti humbet shkëlqimin e kurdisjes dhe njerëzit shpërndahen shpejt.

Por Nar Koka nuk fle. Pak muaj më vonë mëson se Edi Rama edhe Ilir Meta po komunikonin në telefon gjatë darkës që ai kishte shkruar për t’u kurorëzuar si “negociatori”.

Ndërsa ndodhet në shtëpinë e Metës në Gjirin e Lalzit, asiston (natyrisht me pëlqimin e palëve) në një darkë mes Edi Ramës dhe kreut të LSI-së, që u kthye në epike.

Telefonon një gazetare të bëshme dhe me syze intelektuale, pa qenë aspak e tillë, e cila e publikon dhe më pas bëhet virale.

“Ngjalën” si term e kishte shpikur Meta kur në një intervistë televizive deklaroi se “e pres Ramën kur të dojë për darkë, madje kam gjithmonë një ngjalë të freskët”.

Këtu hyri dhe termi “darka e ngjalave” që doli kur Rama kishte ikur nga darka dhe iu servir mediave.

Edi Rama duket nuk e kishte harruar këtë gjë. Metaforën e Metës që ka përdorur Narin, sipas gjasave, e ka refuzuar që në fillim, ndaj dhe Nar Koka nuk u kthye kurrë në pozicionin e dikurshëm në Durrës.

Edhe pse më vonë dha një intervistë ku tha se “s’ka pasur ngjala”, se “ato rriten në Shëngjin dhe jo në Lalëz”, kurrë nuk u afrua aq sa e kishte imagjinuar me Edi Ramën, edhe pse vëllain kryeministri e futi në kabinet si ministër i Mjedisit.

I pafuqishëm për të rrëzuar “armikun” e ri tashmë, Vangjush Dako, Nar Koka u kthye në një nga të pakënaqurit e qeverisjes së Edi Ramës.

Pak muaj më parë ai publikoi në shtyp një dialog fyes me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për të nxjerrë se ka guxim të sulmojë fort një njeri të Edi Ramës, që ishte një lloj “deklarate lufte” me njeriun që nuk e shikonte thjesht si shok të armikut Gjush, por si armikun real që komandon kryebashkiakun e Durrësit në mënjanimin e Kokajve.

Ç’ndodhi më pas është një kronikë e pritshme. Lufta sapo ka filluar dhe pritet të ketë bëma të tjera në vazhdim. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Liverpuli mposht Evertonin në derbin e qytetit

Liverpuli mposht Evertonin në derbin e qytetit

Alarmi: Ruani pjesën e pasme të telefonit nga hakerat sepse rrezikoni shumë

Alarmi: Ruani pjesën e pasme të telefonit nga hakerat sepse rrezikoni shumë

Një europarlamentare italiane sjell një propozim për Lulzim Bashën

Një europarlamentare italiane sjell një propozim për Lulzim Bashën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni