Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dorhiqet rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, i “lë” një letër publikut

by te Sheshi
16/02/2016
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Dorhiqet rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, i “lë” një letër publikut

Ramadan Zejnullahu, një ndër figurat më të njohura të jetës universitare kosovare, ka dhënë dorheqjen nga posti i rektorit. Ky akt i tij vjen muaj opas largimit që iu bë nga Këshilli Drejtues, por që pas reagimit të një pjesë të politikës, por dhe opinionit publik, ai u kthye në detyrë nga ministri Barjami.

Zejnullahu ka shkruar një letër për opinionin, ku  që nëpërmjet titullit, “Forca e dijes dhe e arsyes do triumfojë herët a vonë”, është e kuptueshme që një presion i madh i brendshëm e ka detyruar ta ndërmarrë këtë akt.

Zejnullahu, njihet si ndër figurat më me integritet të jetës akademike dhe intelektuale të Kosovës.

Letra:

Para 18 muajsh kam ardhur në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza në të cilën e kishin futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Po kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. E kam bërë këtë për ta inkurajuar stafin akademik dhe studentët që, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, të reflektojnë për situatën e përgjithshme dhe të zgjedhin një rrugë që jep shpresë.

Zgjedhjet e përgjithshme në UP tash kanë marrë rrugën e vet drejt rezultatit përfundimtar dhe, në masë të madhe, kanë demantuar bindjen time,të shprehur në një deklarim publik, se “në UP,ka shumë gjëra me të cilat jemi të pakënaqur”. Si duket njerëzit janë të kënaqur, prandaj edhe i votojnë ata që, sipas bindjes sime, e katandisën Universitetin në këtë gjendje, ata që, vite me radhë manipuluan, falsifikuan, mashtruan dhe përfituan. Kjo tregon se UP, tanimë,e ka trasuar qartë rrugën e “zhvillimit” të vet. Nëpër këtë rrugë sot do të ecim vet, ndërsa nesër, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjore të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre.

Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia. Prandaj edhe kam dhënë dorëheqje nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Shpresoj se ky hap i imi do të mirëkuptohet nga stafi akademik, studentët dhe qytetarët.

Unë kam ardhur në krye të UP-së që ta nxis nj ë ndryshim pozitiv, mundësisht brenda këtyre dy viteve sa kisha mandat, dhe këtë e kam thënë edhe publikisht. Gjatë kësaj kohe jam munduar të punoj ndershëm dhe në mënyrë transparente. Në pozicionin zyrtar që mban ndonjëherë, nuk mund të artikulosh qëndrimet ashtu si do të bëje në kapacitet privat. Në disa raste kjo ka mundur të interpretohet edhe si ndryshim i qëndrimit parimor dhe krijim i përshtypjes së gabuar se,për hir të ruajtjes së postit, je pajtuar me atë të keqe për të cilën ke marrë mandat ta luftosh. Por, megjithatë jam i bindur se publiku e kuptoi se ndërrimi i idesë dhe afrimi me eksponentë të degradimit akademik janë veprime që nuk do t’i bëj asnjëherë dhe për asnjë çmim.

Nuk kam pasur plane pas këtij mandati, dhe jam përpjekur të mos kalkuloj çfarë më shkon për shtati e çfarë jo, me gjithë se gjatë tërë kohës isha nën presion shumë të madh nga të gjitha anët, e më së shumti nga njerëzit që nuk ia dilnin t’i ruajnë privilegjet e veta, e që ishte e mundur vetëm në kushte të funksionimit joligjor të institucionit. Nëse,sadopak, kam arritur t’i kontribuoj ndërtimit të një kulture të transparencës dhe të respektimit të kritereve ligjore e akademike në këtë Universitet, atëherë mendoj se i kam bërë një shërbim modest Kosovës. Nëse jo, atëherë puna ime ka dështuar. Koha do të gjykojë më së miri për këtë.

Unë ende vazhdoj të besoj në fuqinë e UP-së dhe të shoqërisë sonë për t’u transformuar, duke respektuar vlerat dhe duke ndërtuar institucione që punojnë për të mirën e përgjithshme, e jo për klane njerëzish të fuqishëm e keqbërës. Unë do të vazhdoj ta jap kontributin tim për të mirën e UP-së në cilëndo pozitë që jam. Forca e dijes dhe e arsyes do të triumfojë herët a vonë.

I falënderoj të gjithë ata që më ofruan përkrahje gjatë kësaj kohe, qoftë edhe nëse ndonjëherë nuk janë pajtuar me veprimet e mia. Mbi të gjitha, i falënderoj ata që nuk më njohën në fillim por, duke e parë se ku ishim katandisur, besuan se mund të punohet pa hile e pa kalkulime për të mirën e universitetit dhe të vendit. Do të ju respektoj gjatë gjithë jetës!

Nëpërmjet një letre publike dorëheqjen e tij nga kjo pozitë e ka bërë të ditur vetë rektori i deritanishëm Ramadan Zejnullahu, transmeton kp.

“Me lejoni t’iu njoftoj se sot kam dhëne dorëheqje nga pozita e Rektorit te UP-se. Bashkangjitur e gjeni një letër publike për opinionin e gjerë”, thuhet në emailin e dërguar nga rektori.

/tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Vdes Boutros-Ghali, i vetmi arab në krye të OKB-së

Vdes Boutros-Ghali, i vetmi arab në krye të OKB-së

Ndihmësi i Benitez-it: Zidane është i njejtë me Rafa-n

Ndihmësi i Benitez-it: Zidane është i njejtë me Rafa-n

Tjetër tension saudito-iranian në horizontin e trazuar të Lindjes së Mesme

Tjetër tension saudito-iranian në horizontin e trazuar të Lindjes së Mesme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni