Çdo gjë në botë e ka një arsye pse ndodh, por edhe veprimet tona ndikojnë së tepërmi në mënyrën se si të tjerët na përgjigjen, sillen me ne apo se si na shpërblejnë.
I tillë është edhe rasti i një refugjati sirian, i cili duke çmontuar një dollap, në Minden, Gjermani ka gjetur të fshehura plot 50 mijë euro dhe një librezë kursimesh.
Refugjati është treguar i drejtë dhe ka zbatuar të gjitha rregullat që duhen ndjekur në të tilla raste, duke mos menduar për përfitime monetare personale, por duke treguar anën e tij qytetare. I riu i ka dorëzuar këto para në polici.
Shpërblimi për veprimin e kryer nuk ka vonuar fare. Atij i kanë takuar 1500 euro nga kjo shumë, në bazë të ligjit gjerman.
“Kush kthen deri në 500 euro të gjetura, shpërblehet me 5 për qind të shumës së gjetur ndërsa dorëzimi i shumave prej mbi 500 eurove tërheq me vete shpërblimin prej 3 përqind”, – thuhet në ligj. /tesheshi.com/