Kreu i Policisë së Shteti Ardi Veliu, i ka kërkuar personalisht të ëmës së 15-vjeçarit të keqatrajtuar nga një patrullë policore te Liqeni, në kushte karantine.
Por pos kësaj, Veliu publikoi një video me Zaida Çobon, ku ajo shfaqej gjatë një loje me pistoletë, që më pas rezultoi të ishte një sheshxhirim filmi.
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.
Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Veliu pas bisedës me zonjën Çobo.
Gjesti i Veliut në Komisionin e Sigurisë shkaktoi një furtunë reagimesh. Kryepolici kërkoi falje publike, e së fundi “është dorëzuar” duke i kërkuan falje dhe “sy më sy” zonjës në fjalë. /tesheshi.com/