Saimir Tahiri nuk ka dorëzuar ende kërkesën zyrtare për të dorëzuar mandatin në Kuvend.
Në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë, deri në këtë momente nuk ka një shkresë zyrtare të firmosur nga deputeti i PS-së që shpalli dorëheqjen.
Akti zyrtar gjithsesi pritet të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, Spartak Braho.
Por deri në këto momente KQZ nuk ka bërë të ditur një rend dite të institucionit.
Braho ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit. /tesheshi.com/