Kryepolic Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe pritet të jetë zevëndësi i tij, Sokol Bizhga, njeriu që do e zëvëndësojë në postin e lartë për të menaxhuar rendin në Shqipëri.
Mbi këtë lëvizje në kokën drejtuese të Policisë së Shetit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat.
Rrumbullaku qëndroi dy vjet në detyrë si Drejtor Policie. Duke qenë se vinte nga koha e Berishës, madje dhe si ish-pjesëtar i grupit të ashtuquajtur “Çiftelia” – drejtues policie dhe persona me dritëhije duke ngrënë e rënë çiftelisë – emërimi i tij nën qeverisjen Rama u pa me pikëpyetje. /tesheshi.com/