Ministri francez i Mjedisit, François de Rugy dha dorëheqjen të martën, në përpjekje për t’u dhënë fund akuzave për keqpërdorim të parave të taksapaguesve, pasi kishte paguar darka të shtrenjta.
Media franceze e gazetarisë hulumtuese në internet, Mediapart, e akuzoi 45-vjeçarin se ka shfrytëzuar fondet e shtetit për darka luksoze si dhe për renovim të panevojshëm të zyrës së tij, poashtu me paranë publike.
De Rugy tha në faqen e tij në Facebook se po jepte dorëheqje sa për të pasur kohë për të ndjekur veprime ligjore kundër “Mediapart”.
“Sulmet dhe linçimet e mediave kundër familjes sime më kanë bërë të ndërmarr hapin e nevojshëm sot – diçka që të gjithë do ta kuptojnë”, shkroi ai.
De Rugy, ish-aktivist mjedisor që vjen nga një sfond aristokratik, u emërua ministër në shtator të vitit 2018, duke pasuar Nicolas Hulot, i cili dha dorëheqjen pasi mendonte se Presidenti Emmanuel Macron ishte mjaft i angazhuar në programin e tij për mbrojtjen e mjedisit. /tesheshi.com/