Qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj faktit se ndaj krerëve të UÇK-së tashmë ka një akuzë, e si pasojë, presidenti Thaçi dha dorëheqje, siç dhe kishte premtuar.
“Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri”, thuhet në një reagim të kabinetit “Hoti”.
E nga ana tjetër, thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”.
Po kush do e zëvëndësojë Thaçin në krye të presidencës?
Ajo do jetë Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, e cila do e mbajë përkohësisht këtë pozicion deri në zgjedhjen e një presidenti të ri.
Eshtë ironik fakti që Thaçi zëvëndësohet nga ajo e cila ka qenë me anti ndaj tij në LDK. Madje emri i Vjosa Osmanit, faktorizimi i saj publik, nis pas një përballjeje verbale me Thaçin vite më parë. /tesheshi.com/