Basha nuk është druajtur ta quajë as më pak e as më shumë por veçse një “kriminel”, Valdrin Pjetrin e tërhequr nga marrja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, kjo pas nxjerrjes së një dokumenti kompromentues për të, ku tregohej se në 2003-in ishte dënuar për trafik droge në Itali.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkroi Basha rrufeshën, sapo Pjetri dha dorëheqjen.
Ky i fundit, në deklaratën e dorëheqjes, tha se ajo ka qenë një ngjarje krejt banale mes shokësh studentë, për të cilën nuk ia kishte marrë mendja se do i kish shkaktuar kaq telashe. /tesheshi.com/