Kryeministrja e sapozgjedhur suedeze Magdalena Andersson dha dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua, kur partneri i saj i koalicionit nga të Gjelbërit u largua nga qeveria.
“Unë thashë se doja të jepja dorëheqjen si kryeministre,” u tha Andersson gazetarëve në një konferencë shtypi.
Ajo theksoi se është e gatshme të provojë si kryetare e një qeverie njëpartiake.
Paraditen e së mërkurës, Magdalena Andersson u bë gruaja e parë në krye të asaj monarkie nordike, pas dy javësh negociata të vështira.
Pas emërimit, ajo u befasua në mënyrë të pakëndshme, pasi humbi mbështetjen e partisë së qendrës, e cila ishte vendimtare për votimin e buxhetit. /tesheshi.com/