Tifozët e Milanit marrin frymë lirisht: portieri Donnarumma arrin akordin për zgjatjen e kontratës dhe “fryrjen” e saj.
Pas një muaji negociatash, akuzash, e thashethemesh, është vendosur që Donnarumma do të mbrojë portën e Milanit edhe për 5 vitet e ardhëshme, kur 18-vjeçari do të përfitojë 6 milion euro çdo sezon.
Në këtë mënyrë Reali i Madridit, PSG, Mancester City e Mancester United, nuk do të ushqejnë më shpresa për të afruar italianin, edhe pse qëndruan “me qese hapur” për të.
Kontrata e re e Donnarummës “çimenton” qëndrimin e tij, pasi nëse ndonjë klub kalon në “ekstazë” shpenzimesh për të siguruar shërbimet e portierit të së ardhmes, duhet “të tundë” 100 milion euro për të prishur kontratën e re të tij.
Në këtë mënyrë, pas 6 blerjeve të realizuara në merkato, Milani i ri, siguron një “blerje të madhe”, duke mbajtur portierin. /tesheshi.com/