Një foto e hasur në faqen e facebook-ut të myftiut të Tiranës, Ylli Gura, tregon ambasadorin amerikan Donald Lu me duart në një pozicion që ngjan me formën e lutjes së një muslimani.
Nuk dihet nëse ka qenë vërtet ashtu, apo është një shkrepje momentale që rastësisht e ka shfaqur në këtë pozicion.
Sido që të jetë e vërteta e pëllëmbëve të hapura e me drejtim nga qielli, pra forma klasike e lutjes ndaj Zotit tek një musliman, kjo foto e Lu-së, renditet ndër më të veçantat e tij gjatë karrierës së tij të deritanishme në Shqipëri, ku janë dhe ato kapur dorazi me kolegen e BE-së, Romana Vllahutin duke dalë nga zyra e Metës; e gjithashtu përqafimi i të dyve në llozhën e Kuvendit pas miratimit të reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/