Zyrtarët ukrainas kanë thënë se trupat e tyre do të luftojnë deri në fund pasi Rusia iu afrua kapjes së Severodonetskut, një qytet kyç në rajonin Luhansk të Donbasit.
E vërteta e këtij pretendimi nuk ilustrohet më mirë se videoja e publikuar nga autoritetet ukrainase, e cila tregon një ushtar të guximshëm duke qëlluar i fshehur pas cepit të një ndërtese.
Teksa qëllonte në pozicionet ruse, plumbat nga ana tjetër e goditën duke fishkëllyer dhe më pas ai bërtiti: “300!” Është një “kod” që do të thotë se ai është plagosur në aksion.
“Qetësohuni. Gjithçka është në rregull”, u tha ushtari i prekur bashkëluftëtarëve të tij teksa lidhte krahun e majtë të plagosur. Pak çaste më vonë së bashku me bashkëluftëtarët u tërhoq në një strehë më të sigurt ndërsa nga pala ruse dëgjoheshin të shtëna artilerie. /tesheshi.com/