Ka folur më në fund edhe njeriu që e bëri reformën në drejtësi si betejën e tij dhe shtetit që përfaqëson, ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.
Në një deklaratë të posaçme vetëm pak minuta pas miratimit të reformës ambasadori thekson se tani SHBA do të jetë më shumë afër me shqiptarët në zbatimin e kësaj reforme.
Deklarata e ambasadorit Lu
“Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i forte”.
/tesheshi.com/