Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka kërkuar që ish-ministrat dhe qeveritarët e korruptuar aktualë të vendosen shpejt para hekurave. Në një komunikim online me qytetarët, apo më saktë popullin me nivele të larta shpresëhumbjeje, Lu ka dhënë më shumë peshë zërit të ndërkombtëraëve për një luftë ndaj korrupsionit në vend.
Dhe për këtë, ai ka një propozim konkret: do të zbatohet ligji për krijimin e Byrosë së Hetimit, i cili do të ndjekë penalisht të gjithë zyrtarët e korruptuar. Më poshtë po transmetojnë thuajse të gjithë transkriptin e përgjigjeve, por edhe pyetjeve ndaj ambasadorit amerikan gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi me qytetarët në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Facebook.
“Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votive”.
Kjo ishte dhe fraza e parë e ambasadorit në nisjen e konferencës dixhitale të ambasadorit Lu.
Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë, deklaroi se ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje te reja, atë për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e në Drejtësi; “por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë”, shtoi ai.
“Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbajnë përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë”.
Pyetje: Zoti Ambasadador amerika ka sjelle demokracine ne shume vende te botes perse ketu ne Shqiperi amerika eshte indiferente?
Donald Lu: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.
Ndryshimi i Shqipërisë nis dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit
Pyetje: i nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojmë nga konstetimi te veprimi?
Donald Lu: Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
Shpresoj në 2016 te shihni zbatimin e reformes ne drejtesi
Pyetje: Zoti Ambasador,kur do kete drejtesi vendi yne,prokuroria,gjykata e koruptuar ,shendetesia nuk funksonon ,arsimi, i dobet administrata,jashte funksionit hipoteka,e koruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim ,25 vjet zvaritje neper gjygje , cdo instutucion, shtetror,eshte i koruptuar,gangren, e shoqerise, shqiptare.Efti Nina.
Donald Lu: Unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.
Korrupsionin do ta luftojnë qytetarët e rregullt
Pyetje: Mire zotnia do pergjigjet po korrupsjonin kush do ta luftoj ne këte vend?
Doland Lu: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.
Kemi sugjeruar bërjen publike të pasurisë së politikanëve
Pyetje: A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?
Donald Lu: Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.
Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion
Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë.
Pyetje: A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.
Donald Lu: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.
Jam i sigurt se shqiptarët mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë
Pyetje: Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?
Donald Lu: Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.
Gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme
Pyetje: Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere
Donald Lu: Unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.
Gjykatësit dhe prokurorët duhet të japing llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre
Pyetje: Kur do kemi drejtësinë reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura.
Donald Lu: Institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre.
Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.
Partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike
Pyetje: C’ mund te beje aleati yne i madh per te na ndihmuar per vendosjen e demokracise se vertete ne Shqiperi? Vecanerisht problematike eshte demokratizimi i partive politike si baza e demokracise se nje vendi.
Donald Lu: Unë pajtohem me ju se partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa konsultim apo zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i adresojë këto çështje. Ndoshta duke folur në lidhje me këtë çështje publikisht, ju mund të ndihmoni.
Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët
Pyetje: will be possible in Albania to take out the law books the system “Check and Balances” and make it practicable in the Albanian system of government? i think that will be a long term solution for Albania. Hoë can ëe do that possible mr. Ambasador?
Donald Lu: Jam i gëzuar qe degjoj se ju ndjeheni se taksat tuaja janë duke u shpenzuar si duhet. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e saj kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët kur ju keni institucione me aq shumë nevojë për reforma, si pershembull në sistemin gjyqësor shqiptar dhe Kuvendi. Çfarë është e rëndësishme tani është që këto institucione të jenë të reformuara, që parimet e kontrolleve dhe balancave të janë të përforcuara me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.
Prokurore amerikane ne ndihme te prokuroreve shqiptare per disa dosje të rëndësishme anti-korrupsioni
Donald Lu: Kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë qenë duke punuar në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni sëbashku. Unë duhet të jem i qartë, gjithsesi, të gjitha këto raste janë duke u udhëhequr dhe ndjekur penalisht nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara veprojnë vetëm në një rol këshillues.
Dyshoj se do me kërkohet të flas në Parlament, jo vetëm gjyqtarët e dinë se populli sheh makinat e tyre
Donald Lu: Unë dyshoj të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar eshte duke parë cilat makina ata vetë kane, apo bizhuterite qe ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprica.
Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë
Pyetje: Z.Ambasador je njeri i shkelqyshem,me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer
Donald Lu: Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin e kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.
Pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
Pyetje: A mendoni se me keto politikane qe kemi ne, do arrjim ta luftojme korrupsionin dhe te anetaresohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo?
Donald Lu: Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
Koha e sotme s’mund të krahasohet me komunizmin
Pyetje: Z.ambassador ,25 vite demokraci kan kaluar mendoni qe shqipetaret sot Jan me mire se ne vitet e komunizmit , dhe doja te Dija qe politika shqipetare do ket edhe ajo gjykimin e saj ne gjykat per rastet e shumta qe ka
Donald Lu: Mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar .
Pyetje: Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy”nxirrenjashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte,a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”?
Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat a ndani ju te njejtin mendim?
Doland Lu: Kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike anti-korrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë te përqëndruar në anti-korrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.
Sistem i integruar dixhital
Pyetje: A mendoni se duhet nje sistem i integruar Dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne sherbim qytetareve per te ulur nivelin e korrupsionit ne shqiperi?
Donald Lu: Sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.
/tesheshi.com/