Në fund të janarit 1991, kur kishte veçse pak javë që ishte krijuar Partia Dempoktratike, Azem Hajdari protestonte në presdiumin e Kuvendit Popullor duke theksuar se PD po pengohej të hapte seksionet e saj edhe në ushtri.
Azem Hajdari shkruan në protestëne tij se kishte informacione nga anëtarë e simpatizanë demokratë se ishte lëshuar një urdhër nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes (edhe Popullore në atë kohë) për të mos lejuar krijimin e seksioneve të PD-së. Por ky urdhër binte ndesh me dekretin e presidiumit të Kuvendit Popullor mbi krijimin e organizatave politike miratuar në 17 dhjetor 1990.
Hajdari kërkon të të marrë përgjigje se mbi ç’bazë ligjore veprohej për pengimin e PD-së për të ngritur seksionet e saj edhe në ushtri.
Bashkë me protestën e Azem Hajdarit, në dosjen me numër 129 ruhet edhe një shënim ku sqarohet se pse regjimi komunist ende në fuqi, nuk e kishte lejuar Partinë Demokratike që të depërtonte edhe në ushtri. Edhe pse nuk thuhet shprehimisht, shënimi lë të kuptosh se partia-shtet kërkonte ta kishte vetëm në kontrollin e saj ushtrinë, sigurisht për të ruajtur pushtetin sa më gjatë.
Shënimi thotë:
“Me shokun Kiço Mustaqi u sqarua se është dhënë një udhëzim i cili porosit që në Ushtri, deri në miratimin e Kushtetutës së re, të mos lejohet krijimi i organizatave ose seksioneve të partive të tjera politike me përjashtim të organizatave bazë ekzistuese të partisë së punës. 30.1.1991″. /tesheshi.com/