Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOKUMENTAT: Lajthitjet e Kadaresë te “Dimri i vetmisë së madhe”, partia ia numëron një më një

by te Sheshi
03/11/2018
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
DOKUMENTAT: Lajthitjet e Kadaresë te “Dimri i vetmisë së madhe”, partia ia numëron një më një
26
SHARES

Në 8 dhe 9 maj 1973 menjëherë pas botimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, të shkrimtarit Ismail Kadare, kritikët kishin pikasur shumë gabime ideologjike në të dhe kërkonin që romani të hiqej nga qarkullimi madje edhe të pengohej e të shtyhej për më vonë botimi i tij në Francë, në një kohë të dytë pasi të korrigjohej e përmirësohej.

“Dimri i vetmisë së madhe” është variant i parë i romanit “Dimri i madh”, i cili pas ndërhyrjeve e korrigjimeve mori miratimin e vetë Enver Hoxhës dhe u botua në shqip e më tej edhe në frëngjisht.

Por pse u hoq nga qarkullimi varianti i parë i këtij romani? Çfarë gabimesh kishte bërë shkrimtari? Dy drejtues të lartë partiakë nga Komiteti i Partisë së Tiranës por edhe nga ai i Elbasanit, i bëjnë një listë vërejtjesh romanit dhe propozojnë heqjen e tij nga qarkullimi. Dy shkresat me kritika u hartuan nga Dashnor Mamaqi për Komitetin e Partisë Tiranë dhe Jashar Menzelxhiu për Komitetin e Partisë Elbasan. Në njërin prej dokumenteve vihet re shënimi “E pa shoku Enver”.

Më poshtë i sjellim të plota të dy shkresat partiake me kritika për romanin “Dimri i vetmisë së madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI I PARTISË TIRANË

Nr. 439

Tiranë, më 08.05.1973

KOMITETIT QENDROR TË PPSH

(Sh. Ramiz Alia)

TIRANË

Po ju dërgojmë informacionin e marrë nga Komiteti i Partisë i Rajonit Nr. 3 mbi disa mendime të shfaqura në organizatën e pedagogëve të Shkollës së Partisë “V. I. Lenin” për romanin “Dimri i vetmisë së madhe” të I. Kadaresë.

1) Autori shtrembëron të vërtetën historike kur si fillim të divergjencave të PPSH me revizionistët hrushovianë vendos vitin 1960 dhe kur këto divergjenca i redukton vetëm për problemin e grurit dhe për çështjet nacionale në përgjithësi. Gjithashtu shtrembërohet e vërteta mbi domosdoshmërinë e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike e të bazës ushtarake të Vlorës duke i paraqitur këto si gabim qysh në krye të vendosjes së tyre. Vetëm këtë domethënie kanë episodi i Borovës dhe i Minës. Po kështu në roman është shtrembëruar e vërteta historike e mirënjohur se Shqipërisë nuk i mungon përkrahja dhe ndihma nga RP e Kinës dhe forcat marksiste-leniniste gjatë kësaj periudhe.

2) Situata e brendshme e vendit, marrëdhëniet shoqërore e lufta e klasave gjatë periudhës së bllokadës nuk janë pasqyruar drejt e me vërtetësi jetësore.

Atmosfera është dhënë e zymtë dhe romanin e përshkon një lloj ankthi ekzistencialist. Por dihet se kjo situatë, që kërkoi sakrifica të mëdha nga populli ynë, nuk krijoi te ne një ankth të tillë. Përkundrazi, ajo që ka qenë karakteristike në atë periudhë e që s’pasqyrohet në vepër ka qenë ngritja në një shkallë më të lartë të unitetit moralo-politik të popullit tonë rreth partisë dhe entuziazmi i tij revolucionar.

Në vepër përmenden masat e veçanërisht klasa punëtore që i vunë supet bllokadës, por puna mbetet vetëm me kaq. Bile lëvizjen revolucionare për kursimin, autori pa të drejtë e ironizon. Ndërsa patriotizmin e masave, gatishmërinë për mbrojtjen e atdheut, autori i jep si patriotizëm të traditës e jo si patriotizëm socialist ose e jep si të pabazuar. Gjithashtu autori pa të drejtë ul dhe përçmon rolin dhe kontributin që dha inteligjencia jonë në përballimin e bllokadës.

3) Lufta e klasave pasqyrohet pa vërtetësi dhe nga pozitat e humanizmit abstrakt. Armiku i brendshëm në këtë periudhë pati iluzione, por ai nuk pati as më të voglin përfitim nga kjo situatë siç pretendohet në roman.

Autori, pa të drejtë dhe në kundërshtim me mësimet e marksizëm-leninizmit e të partisë sonë, e quan si luftën më të egër (më tej se luftën e klasave) luftën midis të aftëve dhe të paaftëve në socializëm dhe aq më keq kur shpreh idenë se konsekuentë dhe triumfues janë të paaftët. Ndërsa lufta kundër burokratizmit (megjithëse autori e quan burokraci) nuk është tragjike sikundër thotë ai. Shembulli i vendit tonë e vërteton këtë.

4) Në vepër përligjet e propagandohet lufta midis brezave. Motoja e kësaj lufte paraqitet egoja, ambicia etj. Bile edhe lidhje të komunistëve të rinj me partinë kushtëzohen nga plotësimi apo mosplotësimi i kërkesave të tyre egoiste. Komunistët e rinj u kundërvihen të vjetërve për arsye se këta të fundit janë deklasuar sipas autorit.

5) Për sa i përket heronjve ndihet fryma e deheroizmit. Personazhet negative janë më të shumë dhe paraqitja e tyre zë vendin kryesor.

Përfaqësuesit e brezit të luftës janë dhënë në përgjithësi në dekadencë shpirtërore, fizike e deri psikike. Ndërsa ata që do të marrin stafetën, të lëkundur apo të degjeneruar.

6) Në vepër paraqiten plagë këtilla shoqërore si alkoolizmi, prostitucioni etj., të cilat nuk kanë qenë e nuk janë karakteristikë e shoqërisë sonë socialiste. Ndërsa mënyra se si i paraqet ato autori bëhet shkak për propagandimin e tyre dhe të mënyrës së jetesës borgjeze në përgjithësi.

7) Veçanërisht ndihet në roman influencimi i autorit nga teoria e sotme borgjeze e “revolucionit seksual” dhe nga filozofia ekzistencialiste. Propagandohet deideologjizmi, për të cilin flitet në perëndim. Po kështu edhe në stil, veçanërisht te përshkrimet ndihet influenca e surrealistëve e dekadentëve të tjerë.

Romani në përgjithësi nuk është shkruar sipas shijes së publikut shqiptar.

Prandaj, sipas mendimit të shokëve që ngritën këto probleme do të ishte mirë që ky roman të hiqet nga qarkullimi.

KRYETARI I KP TË TIRANËS

(Dashnor Mamaqi)

(firma, vula)

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI I PARTISË I RRETHIT ELBASAN

Nr. 479 Prot.

Ekzemplar Nr. 1

Elbasan, më 09.05.1973

KOMITETIT QENDROR TË PPSH

TIRANË

Këto ditë ka dalë në qarkullim romani “Dimri i vetmisë së madhe” i shkrimtarit Ismail Kadare. Lexues të ndryshëm, disa kuadro e komunistë, të rinj etj., kanë shfaqur mendimet dhe vërejtjet e tyre për këtë roman.

– Në roman paraqitet një jetë e zymtë, shqetësim i madh, pasiguri pas prishjes së marrëdhënieve me Partinë Komuniste të BS; nuk del i plotë realiteti ynë, entuziazmi i masave, iniciativat e lëvizjet e tyre për realizimin e detyrave të mëdha që shtroi Partia për atë periudhë dhe qartësia politike e masave për këto ngjarje.

– Në roman të jepet ideja sikur ka një kundërvënie për disa kuadro të vjetra që shprehet nëpërmjet personazheve si, shefi i kuadrit, veterani Struga, prindërit e Zanës etj.

– Bllokada dhe presioni i revizionistëve sovjetikë ndaj vendit tonë minimizohet vetëm nëpërmjet mos dërgimit të sasisë së grurit për vendin tonë dhe nuk shtrihet në të gjithë sektorët e jetës, nuk del i plotë shkaku i ndarjes sonë, kontradiktat parimore në fushën ideologjike.

– Në kantierin e madh të ndërtimit që kanë penguar revizionistët sovjetikë, paraqitet ideja e një çorganizimi në punë nga kuadrot drejtuese, i një drejtori të hallakatur etj.

– Në roman ka pjesë, bile dhe shumë, që tregojnë shthurje morale të rinisë, tendenca feministe etj.

– Nuk është ndërtuar drejt linja e marrëdhënieve midis Besnikut dhe Zanës. Pse shkatërrohet kjo familje, mos ndoshta bëhet aluzion se dimri i vetmisë së madhe ka arritur edhe në familjet tona? Akoma më keq, shkrimtari e fut këtë vajzë me prejardhje, me qëndrim të mirë politik, e katandis në marrëdhënie me një pjesëtar të familjes së deklasuar dhe për Besnikun jepet ideja që shkon pas fustaneve.

– Në marrëdhëniet intime midis personazheve bëhen disa krahasime me vend e pa vend, duke përdorur shprehje të tilla si, “Mos je nëna e Maksim Gorkit”, “filmi korean”, “mos je Mao Ce Duni që i di të gjitha”, “kriza e përgjithshme kapitaliste” etj.

Për t’i rritur vlerën këtij romani, kanë qarkulluar mendime të papjekura se këtë roman e la lexuar dhe aprovuar shoku Enver. Rastet që janë paraqitur në këtë drejtim ne i kemi sqaruar.

Këto janë disa të dhëna fillestare dhe të shkëputura për vlerën e këtij romani. Mendojmë që të analizohet më thellë përmbajtja ideore e tij, sepse kemi mendimin që nuk ka vlerën e duhur edukative dhe nuk i përgjigjet realitetit në shumë pjesë. Propozojmë të hiqet nga qarkullimi ky roman.

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT

(Jashar Menzelxhiu)

(firma, vula)

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Erdogan: urdhri i vrasjes së Khashoggi, nga nivelet më të larta saudite por jo nga Mbreti

Erdogan: urdhri i vrasjes së Khashoggi, nga nivelet më të larta saudite por jo nga Mbreti

Kaos në derbin e Stambollit: luftë mes lojtarëve, vdes tifozi i Fenerbahçes

Kaos në derbin e Stambollit: luftë mes lojtarëve, vdes tifozi i Fenerbahçes

Kur rusët dhe egjiptianët stërviten bashkarisht, Kremlini ofron pamjet

Kur rusët dhe egjiptianët stërviten bashkarisht, Kremlini ofron pamjet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni