Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOKUMENTAT/ Infektimi ideologjik: kundragaze për gjithë popullatën, si dështoi plani i Hoxhës për prodhimin “me forcat tona”

by te Sheshi
05/04/2020
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
DOKUMENTAT/ Infektimi ideologjik: kundragaze për gjithë popullatën, si dështoi plani i Hoxhës për prodhimin “me forcat tona”

Që në fund të viteve ’60 regjimi komunist shqiptar, i përfshirë plotësisht në ethet e luftës së ftohtë,  kishte nisur përpjekjet për t’u mbrojtur nga çdo sulm hipotetik. Në këtë valë, një prej sfidave ishte prodhimi i kundragazeve për të gjithë popullsinë, një sfidë të cilën nuk kishin mundur ta fitonin.

Dy dokumente ekskluzive të vitit 1973, zbulojnë përpjekjet vit pas viti të shtetit  shqiptar për të eksperimentuar dhe për të ndërtuar vetë linëjn e plotë të prodhimit të kundragazeve për popullsinë.

Dokumenti i parë i nënshkruar nga Beqir Balluku dhe Koço Theodhosi, në datën 1 tetor 1973, dëshmon përpjekjet që kishin bërë për të prodhuar vetë pjesët e kundragazit në industrinë vendase, përpjekje që kishin dështuar pothuajse të gjitha.

Ja çfarë shkruajnë dy ministrat e regjimit për këtë projekt:

 “Sipas porosisë së dhënë në vitin 1970, është bashkëpunuar ndërmjet punonjësve të Ministrisë së Industrisë dhe Minierave  dhe Minsitrisë së Mbrojtjes Popullore për përvetësimin e prodhimit të kundragazit për popullatën.

Fillimisht është punuar për përvetësimin e kundragazit të thjeshtë. Më vonë, mbasi nga R.P. e Kinës u sigurua qymyr aktiv i një cilësie më të mirë, u punua për përvetësimin e tipit të ri.

Pas studimit  dhe eksperimentimit u arritën këto rezultate:

1.Pjesa e gomës, e fytyrës u prodhua me qëllim eksperimentimi pas sigurimit të R.P. e Kinës të dy komplete formash.  Prodhimi i tyre në seri nuk mund të vazhdojë për mungesë presash pranë Fabrikës së Gomës. Në vitin 1975 me zgjerimin e Fabrikës së Gomës është parashikuar që të prodhohen dhe këto pjesë në një sasi prej 150 000 copë në vit.

  1. Pjesët metalike përbërëse të kapuçit me përjashtim të kutisë së valvolave u prodhuan me qëllim eksperimentimi. Kutia e Valvolave paraqiti vështirësi në prodhim dhe nuk u eksperimentua pasi kërkonte një stampë të ndërlikuar që nuk mund të prodhohet në vend.
  2. Kutia filtruese u eksperimentua por nuk u arritën rezultate as në llakimin as n hermetizimin e saj. Montimi i saj ka këkesa të larta. Copat e prodhuara u ndryshkën pas nëj kohe relativisht të shkurtër. Edhe dy shoshat e prodhuara nuk përmbushnin kushtet teknike.
  3. Qymyri aktiv është eksperimentuar në Institutin e kërkimeve industrial por deri më sot nuk janë dhënë mostra për provë.

5.Filtri prej shajaku dhe prej letre nuk janë eksperimentuar. Është menduar fillimisht të importohen për arsye se janë sasi relativisht të vogla.

Pasi u bënë provat e mësipërme, u bë një konsultë me specialist të tre dikastereve dhe u arrijt në përfundim që në kushtet e tanishme nuk mund të prodhohet komplet kundragazi për popullatën.

Për të zgjidhur definitivisht këtë problem, mendojmë që të shihen mundësitë që ky problem të trajtohet në tërësi me R.P.të Kinës me qëllim që të sigurohen linja për prodhimin e kundragazit dhe qymyrit aktiv, duke përfshirë prodhimin e pjesëve, montimin dhe kontrollin laboratorik”.

Ministri Beqir Balluk

Ministri Koco Theodhosi

Pak ditë pas këjsa shkrese, në Kryeministri përgatitet një tjetër shkresë për zv.kryeministrin Adil Çarçani ku i njoftohet dështimi në këtë projekt të madh të regjimit në fushën e mbrojtjes.

“Shoku Adil,

Ministria e Industrisë e Miniserave na njofton përfundimisht se nuk mund ta prodhojë kundragazin për popullatën.

Kjo çështje ka disa vjet që zvarritet. Janë marrë angazhime, janë kërkuar dokumentacione e fonde, janë dhënë shumë premtime, por  ë fakt asnjë rezultat konkret nuk u arrit.

Kjo mënyrë veprimi nuk është aspak e drejtë dhe mendoj se në rastin më të parë duhet të kërkojmë llogari për këto angazhime pa përgjegjësi, nga ata persona që premtojnë se problemet mund të zgjidhen shpejt e lehtë dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi kur ato nuk zgjidhen.

Mendoj të kërkojmë që Ministria të na japë shpjegim pse u muarr angazhime kur pothuaj në prodhimin e asnjë pjese të kundragazit nuk u arritën rezultate. Po të ishte studiuar më mirë shumë rezultate që na paraqiten tani do të diheshin që më parë.

Përsa i përket prodhimit të kundragazit mendoj se kjo mund të zgjidhet vetëm  duke kërkuar një linje komplete, ose të pjesshme, që të punojë në kooperim me uzinat ekzistuese por që të ketë me doemos nyjet kryesore sidomos ato të provave. Duhet kërkuar gjithashtu proçesi teknollogjik i plotë për çdo pjesë të kundragazit.

Taqo Adami, 9.10.1973”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Kurti vendos: Kosova, mbyllur në shtëpi deri më 12 prill

Kurti vendos: Kosova, mbyllur në shtëpi deri më 12 prill

Zjarre pyjore rreth Çernobilit: Rritje e rrezatimit rreth termocentralit të shkatërruar (video)

Zjarre pyjore rreth Çernobilit: Rritje e rrezatimit rreth termocentralit të shkatërruar (video)

Shenja koronare atje ku s’duhej: karatinohen kampe migrantësh në ishujt grekë

Shenja koronare atje ku s'duhej: karatinohen kampe migrantësh në ishujt grekë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni