Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dokumentar i Al Jazeera-s: Ringjallja, përgjigja muslimane ndaj kryqëzatave

by te Sheshi
17/12/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Dokumentar i Al Jazeera-s: Ringjallja, përgjigja muslimane ndaj kryqëzatave

Deri në fillim të shekullit të 12-të, kryqëzatat kishin pushtuar me sukses jo vetëm qytetin e shenjtë të Jerusalemit, por dhe sipërfaqe të mëdha të Levantit musliman. Xhamia e tretë më e shenjtë në Islam, xhamia al-Aqsa, kishte rënë tashmë në duart e kryqtarëve.

Bota muslimane, një pushtet i fuqishëm për katër shekujt e mëparshëm, u trondit nga aneksimi i pjesëve të mëdha të perandorisë së tyre nga të krishterët.

Me Jerusalemin nën kontrollin e tyre, kryqtarët filluan të ndërtojnë një sistem të ri të sundimit në tokat që ata kishin pushtuar.

Ata përjashtuan shumë nga banorët e tij vendas, përfshirë muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët lindorë, dhe filluan të mbushnin Jeruzalemin me kolonë nga Evropa Perëndimore.

“Këta njerëz ishin skllevër dhe vasalë dhe nuk kishin kurrëfarë të drejtash në Evropë. Kur erdhën tek ne, e tërë jeta e tyre ndryshoi kur ata filluan të bëhen pronarë të tokave. Statusi i tyre social ndryshoi, e bashkë me të edhe struktura demografike dhe struktura e klasës shoqërore”, shpjegon Afaf Sabra, profesor i historisë në Universitetin Al-Azhar.

Për më tepër, krerët e Kryqëzatës së Parë, filluan ta konsiderojnë veten monarkë në tokat e pushtuara.

Në korrik të vitit 1100, Baldwin nga Boulogne, një nga udhëheqësit e Kryqëzatës së Parë, u kurorëzua si Baldwin I, Mbret i Jeruzalemit.

“Me themelimin e Mbretërisë së Jeruzalemit, qarkut të Edesës dhe Principatës së Antiokisë, zgjerimi në vendet arabe u bë më i lehtë. Udhëheqësit e rinj kolonialë filluan zgjerimin mbretërisë së tyre shumë lehtë”, thotë Qassem Abdu Qassem, kreu i departamentit të historisë, University Zaqaziq.

Halepi dhe ekonomia e luftës

Brenda një dekade, pjesa më e madhe e bregdetit Levantin ishte në duart e luftëtarëve të kryqëzatave. Ndërsa enklavat e krishtere në lLindje tani numëronin katër, bashkë me një qark të ri në Tripoli.

“Zona bregdetare nga aspekti taktik për kryqtarët ishte një zonë shumë, shumë e rëndësishme, si për furnizim me mallra ashtu edhe për ardhjen e pelegrinëve përmes porteve. Në këtë mënyrë, sigurimi i zonave bregdetare ka qenë një pjesë e rëndësishme e taktikave të luftëtarëve të kryqëzatave”, vëren Jan Vandeburie, nga Shkolla e Historisë në Universitetin e Kentit.

Ekonomia e luftës shumë shpejt filloi të dominojë me kryqëzatat, kështu që Regjenti i Antiokisë, Tancred, marshoi me ushtrinë e tij drejt Halepit, atëherë kryeqyteti tregtar i Levantit.

Sundimtari i Halepit, Radwan, i cili është përshkruar si njeri pakurrizor dhe servil, kishte një marrëdhënie miqësore me kryqtarët. Historia thotë se ai madje edhe kishte vënë një kryq në xhaminë e Halepit, veprim ky i cili provokoi një reagim të fortë nga vendasit, ndërkohë që ata filluan të revoltohen kundër sunduesit e tyre mashtrues.

Kryengritja dukej e pashmangshme, andaj dhe njerëzit muslimanë detyruan kalifatin në Bagdad, ashtu i dobët siç ishte, për të ndërmarrë ndonjë veprim. Kështu, kalifi Abbasid Al-Mustazhir, kërkoi ndihmë nga mbrojtësi i tij, Sulltan Selxhuku.

Guvernatori i Mosulit, Mawdoud, ishte urdhëruar të mbledhë ushtrinë e tij dhe t’i japë fund rrethimit të kryqtarëve në Halep. Mawdoud-i u tregua i suksesshëm në detyrimin e kryqtarëve të heqin rrethimin e Halepit, ngase subjektet tjera kryqtare nuk donin të vinin për t’i mbështetur ata. Por sundimtari i Halepit, Radwan pengoi ushtrinë e Mawdoud-së të hyjë në qytet.

“Në të njëjtën kohë, Toghtekin (guvernatori i Damaskut) ishte duke u sulmuar nga Mbretëria e Jeruzalemit. Forcat e Mawdoud-it erdhën për t’i ndihmuar atij, për t’i rezistuar sulmit. Mawdoud takoi mbretin Baldwin në një betejë pranë Tiberiada, të njohur si beteja e Si-Sannabra, gjatë së cilës muslimanët mundën kryqtarët”, thotë Sabra.

Toghtekin mirëpriti Mawdoud-in me mirënjohje pas fitores së tij në As-Sannabra, por më vonë e vrau atë.

Imad Ed-Din Zengi dhe rikthimi musliman

Guvernatori i ri i Mosulit, Imad Ed-Din Zengi, mori kontrollin mbi Halepin në vitin 1128. Afrimi i Mosulit me Halepin “nënkuptonte marrjen e kontrollit mbi një portë të madhe të rajoneve të brendshme të Levantit dhe në drejtim të Mesopotamisë”, thotë Ahmad Hetait, ish-dekan në Fakultetin e Arteve në Universitetin islamik.

Në fakt, ndërprerja e rrugëve tregtare dhe komunikimit në mes të Antiokia-s dhe nga Edesa-s, së bashku me atë të qarkut të Tripolit dhe Mbretërisë së Jeruzalemit, përbënte një pengesë të madhe për kryqtarët, ndërkohë që ata po përballeshin me botën islame.

“Kryqtarët ishin mbështetur në ndarjen e çifligjeve të muslimanëve në mënyrë që të mirren me ta veç e veç, në saje të sundimtarëve të tyre ‘ishullor’. Tani kishte lindur një front i unifikuar”, thotë Muhamed Moenes Awad, profesor i historisë në Universitetin e Sharjah.

Me Damaskun e mbrojtur nga një armëpushim me Mbretërinë e Jeruzalemit, Imad Ed-Din Zengi filloi të përgatitet për atë që do të ishte arritja e tij më e madhe ushtarake: Më 25 dhjetor të vitit 1144, ushtria e tij sulmoi dhe e pushtoi qarkun e Edesa-s brenda disa orësh. Ajo kishte qenë shteti i parë kryqtar në rajon, por tani ishte qyteti i parë që ishte marrë nga muslimanët.

“Kjo është parë si një zhvillim i madh dhe i rëndësishëm, një fillim real, një ringjallje e ‘xhihadit’ në Lindjen e Afërt muslimane. Kjo është disfata e parë e madhe për kryqtarët dhe kjo tregon se ata në fakt mund të munden dhe se ringjallja muslimane mund të nisë të marrë ritmin”, thotë Jonathan Phillips, profesor i historisë në Royal Holloway të Universitetit të Londrës.

Fitorja e Imad Ed-Din Zengi në Edesa ishte një pikë kthese; ajo ngriti moralin e muslimanëve dhe entuziazmin për luftë. Dy vite më vonë, megjithatë, Imad Ed-Din Zengi u vra nga skllavi tij. Ai u pasua nga djali i tij, Nour Ed-Din.

Humbja e Edesa-s nuk është përpirë lehtë në Evropë. Në vitin 1147, Papa Eugene mbajti një këshill fetar ku bëri thirrje për Kryqëzatën e Dytë, të udhëhequr nga dy mbretërit e Evropës, Louis VII të Francës dhe Conrad III të Gjermanisë.

Në verën e vitit 1147, ushtritë u nisën në drejtim të Tokës së Shenjtë dhe pas gati një viti, forcat gjermane dhe franceze më në fund arritën në Jeruzalem.

Menjëherë pas kësaj, ata vendosën të nisen në një sulm mbi Damask, i cili përfundoi në katastrofë.

 “Ata u tërhoqën, nuk ishte një betejë e madhe. Ata nuk u mundën në një luftë epike, ata vetëm ikën vjedhurazi. Dhe kjo është një goditje e vërtetë për moralin e kryqtarëve në perëndim”, thotë Phillips.

Dështimi tragjik i Kryqëzatës së Dytë nuk ishte aspak katastrofa e fundit që do t’u ndodhë të krishterëve. Gjashtë vite më vonë, Nour Ed-Din në fund arriti të aneksojë Damaskun, qyteti që kishin dështuar ta kapin.

Qassem Abu Qassem përshkruan Nour Ed-Din Zengi si një udhëheqës i cili “ia kishte kushtuar tërë jetën e tij parimeve të xhihadit”, dhe thotë se duke i bashkuar muslimanët nën një flamur, ai u mundësoi atyre që të rimarrin tokën e uzurpuar dhe Jeruzalemin.

 “Ishte këtu, ku lindi ringjallja islame. Ajo kishte filluar më parë, por në këtë kohë ajo u bë më e organizuar, më pak e rastit,” përfundon Afaf Sabra.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Edlira Dyrmishaj, fitues e anketës “Të rinjtë e vitit, 2016”

Edlira Dyrmishaj, fitues e anketës “Të rinjtë e vitit, 2016”

Sarkozy sërish president… por në futboll; Synon Paris Saint Germain

Sarkozy sërish president... por në futboll; Synon Paris Saint Germain

Djathi krijon varësi, njësoj si drogërat e rënda

Djathi krijon varësi, njësoj si drogërat e rënda

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni