Në PD besojnë se karta e djegies së mandateve ka rezultuar e sukseseshme, si në planin e brendshëm e si në atë të jashtëm. Edhe pse qartazi pa asnjë mbshtetje ndërkombëtare, e gjithashtu pa rritje të masës njerëzore protestuese, eksponentë të saj po promovojnë të kundërtën.
“Zëri i shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci të vërtetë europiane është dëgjuar në mbarë botën. besimi tek PD është rritur si kurrë me pare…”, tha Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, gjatë një takimi me struktura demokrate në Tiranë.
Nga ana tjetër, ish-deputeti Salianji tha në Top Talk në TCH, se “protestat kanë çuar në agoni qeverinë Rama. Kanë rritur besimin e qytetarëve tek opozita”.
Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës me datë 11 maj, gjithnjë duke pretenduar, si dhe herë të tjera, se do e rrëzojë përfundimisht Ramën. /tesheshi.com/