Një grup të rinjsh në provincën e Mardinit në Turqinë juglindore u dhanë trëndafila besimtarëve në kisha si shenjë bashkëjetese, pasi akti i djegies së një kopje të librit të shenjtë të Kur’anit u krye të shtunën në Suedi.
Të rinjtë në këtë qytet turk vendosën në këtë mënyrë të tregojnë rëndësinë e bashkëjetesës dhe dialogut me të tjerët.
Ibrahim Halil Yetim, një nga të rinjtë që mori pjesë në këtë gjest, tha se ata vendosën të reagojnë në këtë mënyrë ndaj aktit të djegies së një kopje të Kur’anit në Suedi.
A group of young people in Mardin province of SE Türkiye give churchgoers roses in a novel way to protest a recent Quran burning in Sweden pic.twitter.com/iUOMgpaGy1
— Anadolu English (@anadoluagency) January 22, 2023
Ai theksoi se ata po mendonin se si të reagonin dhe në përputhje me këshillat dhe udhëzimet e Profetit Muhamed, ata vizituan kishat dhe u dhuruan trëndafila njerëzve që gjetën atje.
Following the burning of a Qur'an in Sweden, a Muslim group has given out roses at the churches in Türkiye’s Mardin.
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) January 22, 2023
Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Strong Course (Stram Kurs), dogji një kopje të Librit të Shenjtë islam para ambasadës turke në Stokholm. Paludani u rrethua nga pjesëtarë të shumtë të policisë teksa po kryente aktin e ulët në emër të “lirisë së shprehjes”, një arsyetim krejt i diskutueshëm i një standarti europian plot pikëpyetje. /tesheshi.com/