Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dje Tanusha, sot Tearca: fshati i votës shqiptare që vendos të ardhmen politike të Maqedonisë

by te Sheshi
22/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Dje Tanusha, sot Tearca: fshati i votës shqiptare që vendos të ardhmen politike të Maqedonisë

Nga Mensur Krasniqi

Dikur Tanusha e sot Tearca, janë ato prej së cilave varet fati i të ardhmes së Maqedonisë, si në rrafshin nacional ashtu dhe në atë politik. Që të dyja fshatra shqiptare, por ku Tearca është njëherësh dhe komunë.

Tearca shtrihet nën këmbët e Sharrit, në të djathtë të aksit rrugor nga Jazhinca, kufiri me Kosovën, e deri në Tetovë. Shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, gati me 70 përdind, ndërsa pjesa tjetër janë turq dhe maqedonas.

Është një komunë e bashkëjetesës model mes tre etnive, kurrë i njohur për ndonjë incident apo trazirë.

Por tani aty janë kthyer sytë nga të gjithë, edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë tashmë një barrë plus për t’i bërë derman krizës maqedonase, që, edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit nuk po ka zgjidhje. Kjo, për shkak të rezultatit të ngushtë, mes të ashtëquajturve fitues dhe humbës, pasi askush nga palët nuk mund të konsiderohet i tillë në kuptimin e plotë të fjalës. Fituesit dhe humbësit janë thjesht aritmetikë, që për pak gjë mund t’i ndryshojnë pozitat.

Ja, është Tearca, ku ripërsëritja e votimit, siç është vendosur nga Gjykata Administrative, mund të përmbysë gjithçka. Pikërisht kësaj i është trembur VMRO-ja e Gruevksit, që ka vendosur të bojkotojë.

Që pas vendimit të gjykatës në fjalë, të mërkurën shkeli  aty i pari zyrtar partiak, deputeti i sapozgjedhur dhe anëtar i kryesisë qendrore në LSDM, Petre Shilegov. Ai tha se Tearca ka nderin që të vulosë fitoren e Maqedonisë demokratike dhe qytetare.

 “Maqedonia veçon fitoren mbi regjimin. Mbi 600 000 qytetarë të Maqedonisë zgjodhën bashkëjetesën, përkundër politikave të ndarjes me të cilat qeveriste regjimi i Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni e kthyem jetën. Tearca do ta ketë atë nder ta vulosë fitoren e Maqedonisë qytetare e demokratike. Banorët e Tearcës, si gjithë qytetarët e gjithë Maqedonisë, po zgjedhin një Maqedoni evropiane. Edhe këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë ujësjellës dhe kanalizim ashtu si gjithkund në botën bashkëkohore të shekullit të 21”, deklaroi Shilegov.

714 votat në vendvotimin 2011 në Tearcë do të jenë vendimtare për qeverinë e ardhshme në rivotimet që do të mbahen më 25 dhjetor. Sipas rezultateve të 11 dhjetorit, në këtë vendvotim kanë votuar 404 veta, ku 91 vota i ka marrë VMRO-DPMNE, 86 LSDM; BESA 65, PDSH 64, BDI 58 dhe Aleanca për Shqiptarët 25 vota.

Diferenca në tërë njësinë 6 mes VMRO-DPMNE dhe LSDM është 307 vota. Por rivotimi në Tearcë pritet ta ndryshojë rezultatin, atë të datës 11 ku në njësinë 6  VMRO-ja mori 4 deputetë, ndërsa LSDM 3 sosh. Dhe ajo që mund të ndodhë më 25 dhjetor është kalimi i një mandati nga Gruevksi tek Zaevi, dhe më pas gjithçka barazohet me numër mandatesh, që do të thotë pamundësi e “fituesve” për të qeverisur.

Pra, sërish gjithçka do varet nga një votë shqiptare, një tregues adekuat ky për gjithë ata zëra nacionalistë maqedonas që duan ta zhbëjnë faktorin shqiptar në ekzistencën e këtij shteti dhe shoqërie.

Tearca përcolli dhe një tregues tjetër këto zgjedhje, ku edhe pse udhëhiqet si komunë nga BDI, e që për më tepër ka votuar në vite për partinë e Ali Ahmetit, më 11 dhjetor e prishi këtë pakt duke kaluar gati 50 përqind tek BESA. /tesheshi.com/          

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Rifillon evakuimi në Halep, drejt largimit civilët dhe kryengritësit e fundit nga pjesa lindore

Rifillon evakuimi në Halep, drejt largimit civilët dhe kryengritësit e fundit nga pjesa lindore

Nga cila anë kërcen kjo vajzë? Iluzioni optik që mund t’ju ndihmojë me inteligjencën tuaj

Nga cila anë kërcen kjo vajzë? Iluzioni optik që mund t’ju ndihmojë me inteligjencën tuaj

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për ndalimin e ndërtimit të ngulimeve izraelite në territoret palestineze

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për ndalimin e ndërtimit të ngulimeve izraelite në territoret palestineze

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni