Anëtarët e partisë së djathtë daneze Stram Kurs i vunë flakën Kur’anit në një protestë në qytetin Fredericia, ku një numër i madh emigrantësh muslimanë jetojnë aty.
Aktivistët drejtoheshin nga presidenti i partisë Rasmus Paludan.
Një kordon policie ishte gjithashtu i pranishëm, dhe aktivistët e partisë dogjën disa kopje të Kur’anit.
“Shumë njerëz në Danimarkë nuk e dinë se çfarë është Islami dhe se vlerat e Islamit janë shumë kontradiktore në lidhje me vlerat daneze, perëndimore, rvropiane”, tha Paludan, ndër të tjera.
Një grup vendasish, së bashku me anëtarët e komunitetit musliman në Danimarkë, dënuan veprimet e kësaj partie të djathtë.
“Kultura daneze është miqësore. Njerëzit nuk e pëlqejnë dhunën dhe Paludan po përpiqet të fillojë nxisë konflikte në Danimarkë”, tha një nga anëtarët e komunitetit musliman. /tesheshi.com/