Video e një fëmije sirian që humbi këmbët në një sulm ajror të forcave të Asadit mbi Idlib në shkurt të këtij viti, pati shkaktuar zemërim në të gjithë globin.
Në videon shqetësuese që u shpërnda në mënyrë virale, paraqitet fëmija sirian në tokë, i pamundur për të lëvizur, duke thirrur babanë e tij për t´a nxjerrë atë nga rrënojat e shkaktuara nga sulmi.
Abdel Baset al-Satouf, fëmija sirian në video, tashmë ndodhet në Arabinë Saudite dhe po kryen ritualin e haxhit.
Satouf, i cili humbi nënën dhe motrën e tij, po viziton vendet e shenjta nga Turqia.
Autoritetet saudite kanë siguruar lehtësira të shumta për vogëlushin, në mënyrë që t’i mundësojnë atij kryerjen e haxhit në këtë moshë kaq të re.
Një pelegrin i identifikuar si Mahmoud Barakat, vendosi që t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në vendet e shenjta për Satouf, pasi mësoi përvojën e dhimbshme të tij. /tesheshi.com/