Justin Kluivert, biri i legjendar holandez Patrick, ka rënë dakord të shkojë nga Ajax-i në Romë, sipas mediave italiane.
19-vjeçari i cili luan në krahun e majtë, vendosi për Romën, edhe pse Barcelona dhe Manchester United ishin të interesuar për të.
Tashmë mbetet të zgjidhet cështja e çmimit përfundimtar, pasi Ajax kërkon 20 milionë euro, ndërsa Roma është gati të paguajnë 15 milion për këtë futbollist.
Në sezonin 2016 me fanellën e Ajax-it, Justin Kluivert luajti 44 ndeshje duke shënuar 12 gola. Këtë vit ai gjithashtu debutoi pnë përfaqsuesen e Holandës. /tesheshi.com/