Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Djali dhe kali”: monumenti i “Xhelal Mziut” që nuk u pëlqen të rinjve të Kamzës

by Te Sheshi
02/12/2015
in Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
“Djali dhe kali”: monumenti i “Xhelal Mziut” që nuk u pëlqen të rinjve të Kamzës

Skulptori Vladimir Llakaj: Banorët nuk më kuptojnë. Monumenti ngjall shpresë dhe optimizëm

Të rinjtë: monumenti nuk na përfaqëson. Duam bibliotekë

Nga Bardha Nergjoni

Pas emërtimit të rrugëve, ku mes emrave të famshëm mungon vetëm “Lady Gaga”, një tjetër çudi ka “përplasur” banorët e qytetit të Kamzës me kryetarin e bashkisë  Xhelal Mziu dhe autorin e një monumenti. Do thoni ju çfarë çudie mund të ndodhë në Kamëz?! Një djalë dhe një kalë janë kthyer në “mollë sherri”, edhe pse kanë kaluar disa vite nga vendosja në qendër të Kamzës, në rrethrrotullimin e saj.

Kali, që sipas autorit është mëz dhe një adoleshent në skulpturë, janë marrë si fyerje nga një pjesë e mirë e banorëve të Kamzës. Disa prej tyre e kanë quajtur një “Berishë i vogël” me kalë, të tjerë “Skënderbeu i vogël” që më pas është rritur e ka shkuar në qendër të Tiranës, por askush nuk e ka marrë për mirë monumentin edhe pse qëllimi i autorit ka qenë krejt tjetër. Kohë pas kohe monumentit i “zhvasin” nga një pjesë. Së fundmi edhe djalin prej bronzi e vodhën, por bashkia e gjeti në Kosovë dhe e rivendosi. Edhe pse ndodhet pak metra nga komisariati i policisë, sulmet ndaj këtij monumentit nuk po ndalen. E pra, ky objekt arti, i pari në qytetin e ri me emra rrugësh të çuditshme, vazhdon të debatohet madje, sipas një pjese të komunitetit, nëse do të bëhej një referendum, shumica do të fitonte dhe monumenti do të “dëbohej” nga Kamza.

Për të zbardhur të vërtetën e qëndrimit ndaj monumentit ne pyetëm  autorin e veprës dhe të rinj të njohur të grupuar si aktivistë të grupimit “Ata” në qytetin e Kamzës, për të kuptuar se çfarë mendojnë dhe si e konceptojnë monumentin  “Djali dhe kali”.

Vladimir Llakaj, skulptori që realizoi monumentin

rrJu keni realizuar të parin monument në Kamëz. Si është pritur?

Nga pikëpamja artistike, arti ecën më shpejt se sa masa. Ai ka detyrë ta kulturojë e ta edukojë atë. Ky ka qenë edhe qëllimi i monumentit të Kamzës. Historia me monumentin e Kamzës ka nisur rastësisht. Mora vesh se bëheshin disa konkurse për të vendosur disa vepra arti në Kamëz. Vetë kryetari i bashkisë kishte shpallur iniciativën për të vendosur vepra e arti në qytetin e ri. Si të gjithë të tjerët unë shkova dhe propozova versionin tim, i cili ishte pikërisht për rrethin aty ku u vendos më pas edhe monumenti. Duke qenë një qytet pa skulptura dhe objekte arti duhej nisur nga qendra dhe në rrethrrotullim duhej të vendosej një vepër arti që të shikohej nga të gjithë. Ajo zonë ka traditat e veta të përziera, por sigurisht që kulturën mbi skulpturën nuk e njeh. Vendi ku e kisha menduar kishte si qëllim jo vetëm ekspozimin, por edhe nuk duhet të pengonte lëvizjen e makinave. Vrisja mendjen edhe sa i përket kontributit tim se si mund t’i jepja një spunto pak më të madhe për ta afruar me artin këtë qytet e më lindi ideja e mëzit të ri dhe adoleshentit që vrapon me optimizëm. Për ta shoqëruar këtë lloj optimizmi të të ardhurve herët a vonë në Kamëz vendosa të propozoj adoleshentin për moshën kur gjithçka fillon të lulëzojë dhe mëzin, si një simbol drejt lirisë. Simbolika ishte të punojmë të gjithë së bashku, të entuziazmohemi dhe të vrapojmë drejt lumturisë.

Zgjati shumë koha nga propozimi e deri në miratim?

Është bërë një diskutim i gjatë për gati një vit, jo me kryetarin se ai ishte i disponueshëm në çdo moment, por duhej bindur këshilli bashkiak. Siç ndodh rëndom, këtu në Shqipëri  ka njerëz që luftojnë për interesat e veta, ose herë pas here ka edhe njerëz që bëjnë një opozitë absurde, pa ndonjë qëllim. Pas një diskutimi tepër të gjatë dhe për të bindur të gjithë, më në fund u miratua. Më ka bërë përshtypje një njeri që ishte i kulturës në bashkinë Kamëz, por që në çdo moment donte ta pengonte. Qëllimi i tij ishte totalisht personal. Skulpturën e kam realizuar brenda tre muajve duke punuar ditë e natë. Sigurisht që edhe pas përfundimit

zvarritja vazhdoi për gati 7 muaj pasi qëlluan edhe zgjedhjet e ishte meraku i keqinterpretimit në fushatë. Gjithsesi, më në fund u vendos, u bindën të gjithë dhe erdhi dhe dita e inagurimit.

Pati reagime në inagurimin e monumentit?

Gjatë inagurimit nuk pati ndonjë reagim. Më vonë reagimet e para kanë qenë të artistëve. Ne artistët jemi pak “kundërshtarë” me njëri-tjetrin. E shprehim atë që mendojmë dhe jemi kritikë, por unë kam mbresat më të mira, madje edhe kanë shkruar për këtë monument për mirë. Kujtim Buza e ka quajtur një skulpturë kundër informalitetit. Ka pasur autorë shkodranë që kanë dhënë përshtypjet e tyre. Përgjithësisht vlerësimet kanë qenë pozitive.

Cili ishte reagimi i banorëve? Si e pritën?

Në fakt ka pasur mendime të ndryshme.  Banorët më të vjetër aludojnë se qëllimi i mesazhit që përcillet  është  se “djali me kalin personifikojnë një malok të hipur mbi kalë që ka ardhur për të zaptuar zonën tonë”.  Nuk kanë munguar edhe diversionet shpesh me ngjyrime politike. Disa të ardhur me bindje të majta  nisën të nxisnin persona të ndryshëm, madje edhe me aftësi të kufizuar që të shkonin tek monumenti dhe të thërrisnin “Poshtë Sali Berisha”. Në një rast kam shkuar vetë të bisedoj e t’i bind, pasi vetë nuk e ngatërroj artin me bindjet politike.  Jam kundër asaj që është gabim. Njëherë më është dashur të pengoj një grup të rinjsh, ndoshta me orientim të majtë që bërtisnin: “Ne s’kemi bukë, s’kemi atë, s’kemi këtë, nuk e duam”. Bisedova me këta të rinj, i thashë që jam i majtë si ju, jam kundër padrejtësive si ju por një vend ka nevojë edhe për artin. Në fakt asnjë gjë tjetër nuk ka sjellë kaq reagim sa ka sjellë ky monument në Kamëz. Dihet që veriu ka pasur traditë mbajtjen e një kali në shtëpi dhe këtë kafshë e mbanin ata që ishin më të pasur e nisur nga kjo hileqarët e gjetën çelësin për ta sulmuar këtë monument. Ka pasur edhe reagime pozitive nga banorët. Mbaj mend kur u inagurua skulptura, shumë malësorë me qeleshe kanë ardhur e më kanë puthur duart. Shkonin dhe fërkonin kalin e habiteshin se si mund të realizohej një i tillë në bronz.

Megjithatë ju nuk keni hequr dorë, vazhdoni ta riparoni monumentin me gjithë debatin që ka provokuar. Pse?

Kam vazhduar të mbaj lidhje me Kamzën sepse më ka pëlqyer predispozicioni i kryetarit të bashkisë për të bërë diçka, për të pasur një jetë aktive  e për ta kthyer në një ambient sa më atraktiv. Ai kishte një etje shumë të madhe për të urbanizuar këtë qytet dhe kjo më tërhiqte. Sa për riparimin e monumentit fëmija është rrëzuar e dëmtuar dy herë. E kam riparuar herën e parë. Sërish më marrin këta të bashkisë në telefon e më thonë se i kanë vjedhur një krah. E riparova dhe herën e dytë, por i thash që nuk shkoj më. Djalin edhe e kanë vjedhur. Ata më thanë që këtë herë e kishin gjetur në Kosovë. Tashmë kjo skulpturë është bërë edhe një monument  shëtitës(qesh).

Ju keni realizuar edhe vepra të tjera apo jo. Kanë pasur reagim si tek ky monument?

Kam realizuar edhe një tjetër monument që përfaqëson kostumet popullore të krahinave shqiptare. Është i vendosur në Ksamil, në qendër të zonës turistike. Nuk ka pasur reagim negativ. Është mirëpritur. Jugu e merr pak më ngadalë por është më agresiv me një lloj paqeje sipërfaqësore. Gjithashtu kam realizuar  një ekspozitë me figurat historike të Kombit Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë por që u ekspozua më vonë për arsye teknike. Edhe kjo ekspozitë ka marrë vlerësime pozitive.

Çfarë jeni duke menduar si pjesë të punimeve tuaja për të ardhmen e afërt?

Jam duke u marrë me realizimin e një ekspozite të dëshmive, si në skulpturë ashtu edhe pikturë, mbi pasojat e të gjitha politikave që janë aplikuar në Shqipëri. Ajo që mendoj unë se është bërë tmerrësisht gabim është betonizimi pa kriter. Për mua nuk ka gafë dhe kosto më të madhe për një komb se sa kjo. Në Shqipëri nuk ka një stil në ndërtim. Ne në fakt e kemi një stil dhe ai është kaosi, rastësia, të dalë ku të dalë. Ky stil na ka çuar në këto trauma fiziko-mendore (fizike ajo çfarë shohim dhe mendore, ajo çfarë përjetojmë). Është një fushë aq e gjerë dhe aq e komplikuar sa me artin figurativ. Të tregosh gjëra të tilla është shumë e vështirë. Ndoshta mund ta arrish edhe me një vepër të vetme ndoshta jo, të shohim.

Të rinjtë: monumenti nuk na përfaqëson

orDy prej vajzave aktiviste të grupimit “ATA” në Kamëz shprehen se ky monument nuk është përfaqësues për Kamzën. Orinda Hasa dhe Inva Mamica shprehen se shumë banorë të Kamzës e kanë quajtur këtë, monument që i ofendon ata. “Ky monument nuk na përfaqëson. Madje për të kanë lindur edhe shumë batuta, një ndër të cilat është se në Kamëz është vendosur kali me Skënderbeun e vogël që më pas u rrit e ka shkuar drejt qendrës së Tiranës! Shumë të tjerë i kanë vendosur epitete apo emërtime që vërtet tregojnë se ky monument nuk është për Kamzën. Duket sikur kali do ta shkelmojë në çdo moment fëmijën. Vërtet Kamza nuk ka një histori pasi është qytet i ri, por mund të ishte gjetur një simbolikë tjetër, diçka më universale, jo ky monument. Nëse kanë menduar të sjellin një risi, kjo është në vendin e gabuar. Tregon që ne jemi primitivë dhe duhet të zëvendësohet”,- thotë vajza.

invaMonumenti sipas tyre nuk ishte prioriteti më i rëndësishëm për Kamzën. “Ka prioritete më të rëndësishme për qytetin. Së pari një bibliotekë me libra pasi godina është, por ka mbetur bosh, nuk është e mbushur me libra. Krijimi i kësaj biblioteke ishte i rëndësishëm sepse ka shumë gjimnaze dhe shkolla profesionale. Fëmijët e kanë të pamundur të blejnë aq literaturë sa duhet dhe kanë nevojë për një ambient publik në qytet, ku të mund të gjejnë ato që kërkojnë. Biblioteka i shërben të rinjve, pra rritjes së një brezi të kulturuar”.

Ka edhe banorë të tjerë të Kamzës që nuk e vlerësojnë monumentin. Ka edhe nga ata që e pëlqejnë. Por nëse “Djali dhe kali” është një monument përfaqësues për kamzalinjtë, koha do ta tregojë.

Shkurt për Kamzën

Kamza mund të konsiderohet si një qytet i ri i demokracisë ndonëse qyteza njihej edhe në periudhën e diktaturës. Tashmë ky qytet numëron mbi 90 mijë banorë, i krijuar rishtazi si zonë urbane në pjesën perëndimore të Tiranës. Emërtimin duket se e ka marrë nga “kamzat” ose fidanët e ullinjve që shtoheshin duke qenë se kjo zonë ka pasur shumë ullishta. Nuk ka një histori të mirëfilltë urbane por një histori të pashkruar e ruajnë më të vjetrit në kujtesën e tyre. Bashkia vazhdon të drejtohet nga e djathta pasi kryetari I bashkisë Xhelal Mziu ka fituar sërish. Është bërë e njohur për emërtimet e rrugëve nga qytetet më të njohura të botës ashtu edhe politikanët më të njohur. Në këtë qytet nuk mungon një rrugë me emrin “Sali Berisha”./tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Nis rindërtimi i Stamfor Bridge, marrin fund vuajtjet e tifozëve për të parë ndeshjet

Nis rindërtimi i Stamfor Bridge, marrin fund vuajtjet e tifozëve për të parë ndeshjet

Qeveria fal kamatëvonesat për familjet në nevojë e biznesin e vogël

Qeveria fal kamatëvonesat për familjet në nevojë e biznesin e vogël

Zuckerberg bëhet me vajzë: Max nuk do të trashëgojë asnjë para nga Facebook

Zuckerberg bëhet me vajzë: Max nuk do të trashëgojë asnjë para nga Facebook

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni