Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e babait të tij.
Në një audiomesazh të ri të publikuar nga As-Sahab, që është krahu ushtarak i al-Kaidës, Hamza bin Laden thotë se amerikanët janë përgjegjës për vendimin e liderëve të tyre.
“Nëse mendoni se krimet mëkatare që i keni kryer në Abotabad kanë kaluar pa ndëshkim, atëherë ju keni menduar gabimisht”, tha Hamza bin Laden.
Osama bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011, nga operacioni i Shteteve të Bashkuara në kompleksin e tij në Abotabad në Pakistan.
Vendndodhja e djalit të tij është e panjohur.
Analistët kanë spekuluar se ai ndoshta përgatitiet për të udhëhequr al-Kaidën. /tesheshi.com/