Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dizenjoja e pasaportave: kuptimet e shumta të ngjyrës së zgjedhur nga kombet

by te Sheshi
02/04/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Dizenjoja e pasaportave: kuptimet e shumta të ngjyrës së zgjedhur nga kombet

Lindja e Sudanit të Jugut i detyrohet shumë Amerikës. Ndoshta si një shenjë e mirënjohjes, stema e shtetit, përzgjedhur me anë të një konkurrimi publik vitin e kaluar, ngjan shumë me vulën e madhe amerikane. Dhe pasaporta e re, blu me emblemën e shqiponjës, ngjan shumë me dokumentin amerikan të udhëtimit. Ata që nuk janë dakord me krahasime të tilla, duhet të studiojnë më shumë histori. Benjamin Franklin e bazoi pasaportën e re amerikane, në ato ditë vetëm një copë letre, mbi dokumentin francez.

Ashtu si një pasaportë përfaqëson sovranitetin kombëtar – është një nga kategoritë përcaktuese të shtetësisë – ashtu edhe harmonizimi i pasaportave është shenjë e bashkëpunimit. Një gjë e tillë mund të jetë një proces i padukshëm dhe i ngadaltë. U deshën nëntë vjet kohë që anëtarët e Bashkimit Europian të asaj kohe (tani blloku 27-anëtarësh) të vendosnin për ngjyrat e pasaportës që tashmë përdorin edhe anëtarët e tjerë (edhe pse tiparet e tjera ndryshojnë: dokumenti gjerman ka ende mbulesë të ashpër, jo nga ato të butat që përdoren prej shteteve të tjera).

Në vitin 1976, një vit pasi ishte propozuar së pari pasaporta uniforme, Britania ngrinte supet ndaj sugjerimit të nuancës lejla të lehtë. Diplomatët në atë kohë shpenzuan katër vjet për të hequr dorë nga ngjyra gështenjë (shumë mondane, sipas një raportimi në median e kohës) dhe më pas edhe nga e purpurta përpara se të arrihej në konsensusin për një nuancë të ngjyrës së verës në vitin 1981.

Edhe me këtë nuancë, disa nuk ishin edhe aq dakord. Britanikët nuhasnin ndikimin e supozuar francez në zgjedhjen e së kuqes burgundy, dhe shumë të tjerë mbanin zi për pasaportat e tyre të dikurshme kombëtare në ngjyrë blu deti, pothuajse të pandryshuara që nga koha kur Lidhja e Kombeve vendosi standardet në konferencën e Pasaportave në vitin 1920. Rishikuar në vitin 1926, konferenca mbante versionin britanik si “vetë perfeksioni”.

Qëndrueshmëria e Britanisë për ngjyrën ishte e pazakontë. Kapaku i së parës pasaportë amerikane, në vitin 1918 ishte bezhë, e u bë jeshile tre vjet më pas. Kapaku provoi disa nuanca të ndryshme të së kuqes në vitin 1926 dhe u kthye sërish jeshile në vitin 1941. Vetëm me rastin e 200-vjetorit në vitin 1976, pasaporta u bë blu, duke u harmonizuar me nuacën e flamurit amerikan.

Ngjyra e përbashkët supozohej që ta bënte pasaportën europiane të dallueshme menjëherë. Por meqënëse ngjyrat nuk kanë patenta që të blihen, kjo nuk ndalonte aspak të tjerët që të kishin ide të njëjtë. Disa vende që shpresonin të bashkoheshin me BE-në menjëherë përshtatën ngjyrën e duhur të pasaportës si një stërvitje paraprake. Në Amerikën e Jugut dhe në komunitetin e Andeve, që dikur kishin aspirata të njëjta me ato të integrimit në BE, gjithashtu ishin të favorizuara pasaportat me ngjyrën vishnje apo burgundi të verës. Dy grupime të tjera rajonale, Mercosur dhe Caricom, favorizonin blunë e thellë të stilit amerikan.

Vendet zakonisht zgjedhin ngjyrat që reflektojnë kulturën apo besimin e tyre fetar, thotë Claire Burrows nga “De La Rue”, kompani britanike që është marrë me prodhimin e pasaportave që nga viti 1915. Vendet islamike shpesh kanë kapakë të gjelbër të pasaportave të tyre (edhe pse këtë ngjyrë e ka pasur edhe pasaporta gjermane, apo edhe anëtarët e komunitetit ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore). Sipas Bill Waldron nga “Holliston”, firmë me seli në Tenesi që printon dokumentet për 65 nga 249 vendet e botës që lëshojnë mjete identifikimi, ngjyrat më të thella janë popullore për shkak se e tregojnë më pak pisllëkun, ngrenë kontrastin me stemën dhe duken më zyrtare – ngjashëm me arsyet pse policia vesh uniforma më të errëta.

Interpoli—një nga pak organizatat ndërkombëtare me të drejtën e lëshimit të pasaportave – sjell prova për këtë teori: dokumenti i tij i ri i udhëtimit është me kapak të zi. Pasaporta e Kombeve të Bashkuara, ashtu si edhe ajo e helmetave të paqeruajtësve, është një blu paqësore.

Ekzistojnë edhe pasaporta me ngjyra qesharake, po ashtu. Por ato mund të duken ndonjëherë si ndëshkim: Suedia dhe Hollanda lëshojnë dokumente emergjente udhëtimi për bashkëkombësit që kanë humbur pasaportat e tyre: ato janë rozë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Qindra viktima nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi, ekipet e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve

Qindra viktima nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi, ekipet e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve

Binjaket e vogla që thyen rekord shikueshmërie me veprimin e tyre

Binjaket e vogla që thyen rekord shikueshmërie me veprimin e tyre

Serbët votojnë për presidentin e ri

Serbët votojnë për presidentin e ri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni