Për sa është në politikë, shkodrani Ditmir Bushati nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që të fliste në gegnisht. Madje shqipja e tij letrare, ajo e ligjërimit zyrtar, pa as më të voglin aksent apo fonemë krahinore, ka qenë gati e pamundur të të thoshte se ky njeri është “i le i rritun n’Shkodër”.
Një kronikë lajmesh na ofron për herë të parë Ditmir Bushatin duke folur me dialektin shkodran. Interesant ky fakt pasi na paraqet një njeri me aftësi të rralla për të kaluar nga gegnishtja në toskërishte (standarti letrar) e anasjelltas, pa i përzier me njëra-tjetrën të dy aksentet.
Jozefina nuk mundi ta bëjë kurrë, por ndoshta dhe nuk deshi. Po kështu dhe Berisha. Paçka dekadave në Tiranë, në aksent vijon jetën në Tropojë. /tesheshi.com/