Është shfaqur çarja e radhës në PD, ku ish-deputeti Arben Imami, një prej të larguarve prej Bashës, ka deklaruar se pas mbledhjes së Kryesisë së një Kongres që kryetari ka vendosur të thërrasë, do e çajë më tej këtë parti.
“Në konkluzionet e pakta që u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi i shumë anëtarëve. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t’i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune.
Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet.
Një qeverisje që ka filluar të harxhojë jo vetëm borxhet por edhe buxhetet e ardhshme të Republikës.
Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike.
Thelbi i çështjes është ky: a do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me z.Imami. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti.
Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar.
E dyta, është çështja e bashkimit. Ky kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit”, deklaroi Imami. /tesheshi.com/