Dita më e përgjakshme e Luftës Civile amerikane është 17 shtatori i vitit 1862
Gjatë betejës në Antietam, të shtetit Maryland, mbi 23 mijë ushtarë u vranë, u plagosën, ose humbën pa gjurmë.
Beteja u shkaktoi humbje të rënda si ushtrive të Unionit edhe atyre të Konfederatës. Gjenerali George Mçlellan, i forcave të Unionit, kundërsulmoi trupat e Konfederatës, të udhëhequra nga gjenerali Robert Lee, duke i dhënë fund kështu përparimit të jugorëve në territorin e Veriut.
Pas betejës së Antitamit, ushtria e gjeneralit Lee priste një sulm tjetër nga ushtria e Unionit. Por gjenerali Mçlellan nuk ndërmori ndonjë sulm tjetër, kështu që ushtria e Konfederatës u tërhoq përsëri drejt jugut, në shtetin Virginia.
Presidenti Abraham Lincoln u zemërua aq shumë që forcat e gjeneralit Lee nuk u shpartalluan një herë e mirë, saqë e pushoi gjeneralin Mçlellan, për arsye se u tregua tepër i matur. /tesheshi.com/