Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

FJALIMI/ Dita Kombëtare e Katarit, njeriu i Doha-s në Tiranë: kush jemi ne për botën, Shqipërinë, Kosovën…

by te Sheshi
18/12/2020
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 8 mins read
A A
FJALIMI/ Dita Kombëtare e Katarit, njeriu i Doha-s në Tiranë: kush jemi ne për botën, Shqipërinë, Kosovën…
8
SHARES

Sot më 18 dhjetor, Shteti i Katarit feston Ditën Kombëtare në përkujtim të themelimit të tij në vitin 1878.

Me rastin e kësaj dite, Ambasada e Katarit në Tiranë mban çdo vit një ceremoni festive. Por për shkak të tërmetit nëntorin e vitit të kaluar, Ambasada vendosi anulimin e kësaj ceremonie në solidaritet të plotë me Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar. Gjithashtu, edhe këtë vit Ambasada ka vendosur të mos e organizojë ceremoninë pritëse, në respekt dhe zbatim të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë COVID–19.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë, Sh.T.Z. Ali Bin Hamad Al Marri, ka përgatitur një fjalë me rastin e kësaj dite, në të cilën thekson marrëdhëniet solide midis dy vendeve tona, nënvizon mbështetjen që Katari i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe popullit shqiptar ndër vite, veçanërisht për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe përpjekeve në luftën kundër Coronavirusit, si dhe përshkruan në mënyrë të përmbledhur domethënien e Ditës Kombëtare për shtetin dhe popullin katarian. Gjithashtu, ai flet për arritjet që janë realizuar së fundmi në Katar, përfshirë ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës moderne, në pritje të organizimit të Botërorit “Qatar 2022”.

Më poshtë fjala e plotë e Ambasadorit:

Në radhë të parë, dua ta nis fjalën time me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, duke i përcjellë urimet më të mira HH Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Babait të Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe të gjithë qytetarëve dhe rezidentëve atje.

Nën moton “Lëvduar Je o Zot!”, ne festojmë sot Ditën Kombëtare të Katarit, në përkujtim të themeluesit të shtetit Sheikh Jasim bin Muhamed Al Thani, nën flamurin dhe udhëheqjen e të cilit Katari u bë më 1878 një shtet koherent, i unifikuar dhe i pavarur.

18 Dhjetori i çdo viti është një ditë e dashur për çdo katarian dhe rezident, në të cilën mund të krenohemi për trashëgiminë e etërve tanë dhe historinë e atdheut tonë, të vlerësojmë të tashmen e begatë, dhe të ecim me vendosmëri drejt një të ardhme premtuese, duke rrënjosur parimet dhe vlerat tona kombëtare, dhe të konsolidojmë kohezionin me udhëheqjen tonë të urtë në rrugëtimin drejt ndërtimit dhe zhvillimit.

Nën udhëheqjen e mençur të HH Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Katari ka vijuar rrugën e nisur nga Emiri Baba Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani për mëkëmbjen e gjithanshme, modernizimin e shtetit e të shoqërisë katariane, dhe realizimin në kohë rekord të arritjeve të pashembullta, duke i dhënë vendit një pozicion të përparuar në botë dhe duke e bërë atë një shembull të denjë për tu ndjekur.

Ndërsa sot, në sajë të arritjeve të tij konkrete, Shteti i Katarit ka arritur të fitojë me meritë një pozitë prestigjioze e të veçantë në rajon dhe glob. Të gjitha këto arritje janë realizuar falë udhëheqjes sonë të urtë, duke i ndërtuar marrëdhëniet ndërshtetërore mbi bazën e një politike të jashtme që ka në thelb bashkëpunimin, miqësinë mes vendeve, fqinjësinë e mirë, përdorimin e gjuhës së dialogut dhe mjeteve paqësore për zgjidhjen e konflikteve, respektimin e sovranitetit të të gjitha shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme, dhe zbatimin e konventave e traktateve ndërkombëtare.

Shteti i Katarit mbështet organizatat dhe mekanizmat rajonale e ndërkombëtare për të rritur rolin e tyre, në mënyrë që të jenë të afta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Me rolin e tij në ndërmjetësimin efektiv, Shteti i Katarit ka kontribuar dhe kontribuon në zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, ne anuluam festimin e Ditës Kombëtare në solidaritet me Republikën e Shqipërisë dhe popullin mik shqiptar për shkak të tërmetit tragjik që goditi vendin në nëntor 2019, dhe përqendruam të gjithë vëmendjen tonë për të ndihmuar dhe iu gjendur pranë banorëve të zonave të dëmtuara, duke shpërndarë nëpërmjet Fondit të Katarit për Zhvillim, fondacionit Qatar Charity Albania dhe Gjysmëhënës së Kuqe Katariane mjetet dhe artikujt e nevojshëm bazë në këto zona. Gjithashtu nën direktivat e HH Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Katari dha një grant prej 5 milion dollarësh për Republikën e Shqipërisë për financimin e projekteve të rindërtimit në Tiranë.

Edhe këtë vit e anuluam ceremoninë për shkak të rrethanave të shkaktuara nga Covid-19, me ç’rast dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta atyre që kanë humbur familjarët dhe të dashurit e tyre dhe t’i uroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve në Shqipëri e Kosovë.

Sikurse pjesa tjetër e botës, edhe Katari është gjendur përballë pasojave të kësaj pandemie, por ia ka dalë me sukses të frenojë përhapjen e virusit me një mënyrë që nuk sakrifikon as shëndetin e njerëzve dhe as ekonominë, duke implementuar mbyllje të pjesshme e sezonale, masa mbrojtëse të studiuara me kujdes dhe duke mbështetur sektorët ekonomikë të prekur nga pandemia.

Nisur nga parimet e tij të palëkundura, vlerat njerëzore dhe roli i tij efektiv ndërkombëtar, Katari ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë, për të gjetur vaksinën dhe sigurimin e saj atë në mënyrë të drejtë për të gjithë popujt. Gjithashtu, vendi ka ofruar ndihma të nevojshme për më shumë se shtatëdhjetë shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë pandemisë, Qatar Charity Albania shpërndau në zona të ndryshme të Shqipërisë mijëra pako ndihma me detergjentë, dezinfektues dhe artikuj të shportës, të mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të familjes për një muaj. Me direktivë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në muajin maj mbërriti në aeroportin e Rinasit një avion nga Katari i ngarkuar me 10 ton ndihma emergjente në materiale dhe pajisje mjekësore, për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë Covid-19. Ndërsa në gusht, i dhamë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, një donacion me pajisje dhe aparatura mjekësore moderne me vlerë 300 mijë euro, për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Në Kosovë gjithashtu, Zyra e Qatar Charity shpërndau gjatë periudhës së pandemisë mijëra pako me detergjentë, dezinfektues dhe artikuj të shportës, të mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të familjes për një muaj. Gjithashtu i dhuruam Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë ndihma mjekësore me vlerë 300 mijë euro, përfshirë gjashtëmijë teste koronoavirusi dhe gjashtë pajisje respiratore.

E gjitha kjo u ndërmor gjatë një periudhe ku Katari dhe populli i tij u ndodhën nën një bllokadë të padrejtë. Sidoqoftë, falë mençurisë së udhëheqjes së tij, shteti ia doli të kapërcente efektet e krizës dhe të bëhej edhe më i fortë, duke realizuar arritje të mëdha në fusha të ndryshme në nivel lokal dhe ndërkombëtar, siç ishte hapja e Portit Hamad, ndërtimi i Metrosë moderne të Dohas, gjetja e tregjeve të reja për rritjen e prodhimit dhe eksportit të gazit të lëngshëm natyror, zgjerimi i investimeve të huaja, si dhe zbatimi i projekteve të mëdha në fushat industriale, prodhuese dhe bujqësore brenda territorit për të garantuar mbështetjen tek vetja dhe ulur varësinë nga jashtë. Krahas këtyre arritjeve, Katari ka zgjeruar dhe forcuar edhe më shumë partneritetet dhe aleancat e tij ndërkombëtare.

Pasi kanë kaluar mbi 3 vjet nga kjo krizë, tashmë është e qartë se nga ajo asnjë nuk del i fituar. Përkundrazi, vazhdimi i krizës do të sjellë më shumë sfida të rrezikshme për rajonin. Prandaj që nga dita e parë, Katari ka bërë dhe vazhdon të bëjë thirrje për zgjidhje të krizës me mjete paqësore. Në këtë aspekt, vlerësojmë përpjekjet e bëra nga Emiri i ndjerë i Kuvajtit, HH Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe Emirit aktual të Kuvajtit HH Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Ne shpresojmë që së afërmi të gjendet një zgjidhje përfundimtare e krizës.

Nga ana tjetër, përgatitjet dhe projektet madhore në infrastrukturë për organizimin e Kupës së Botës Katar 2022, po ecin me ritëm të qëndrueshëm dhe të përshpejtuar, në mënyrë që gjithçka të jetë plotësisht gati përpara botërorit, të cilin shpresojmë të zhvillohet në një formë unike dhe të denjë për të dhe botën arabe, si dhe të jetë një mesazh paqeje dhe burim krenarie për rajonin e Gjirit dhe të gjithë arabët. Me këtë rast, e ftoj popullin shqiptar ta ndjekë nga afër Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Gjithashtu, më gëzon fakti që me mijëra qytetarë shqiptarë kontribuojnë në zhvillimin e Katarit në shumë fusha, si turizëm, hoteleri, tregti etj. duke fituar një respekt dhe vlerësim  të madh atje.

Këtu, desha të nënvizoj se Katari ka ndërmarrë këtë vit hapa të rëndësishëm në reformimin e tregut të punës në përputhje me Vizionin Kombëtar 2030. Në vazhdën e përpjekjeve të tij në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, është caktuar paga minimale bazë, si dhe është hequr sistemi i “kafala-s” duke mundësuar ndërrimin e vendit të punës lirisht. Këto hapa që konsiderohen të parat e këtij lloji në Lindjen e Mesme, janë vlerësuar dhe përshëndetur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e cila i ka cilësuar ato si “një hap të madh në procesin e reformimit të tregut të punës në Shtetin e Katarit”.

Krahas tyre, HH Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka shpallur datën e mbajtjes së zgjedhjeve të para legjislative për Këshillin Shura (Asamblenë Konsultative ose Parlamentin) në tetor 2021. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e traditave vendimmarrëse dhe procesin legjislativ në Shtetin e Katarit. Ky zhvillim është mirëpritur e vlerësuar nga shumë vende mike midis të cilave edhe Shqipëria, si dhe nga parlamente e organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në mbyllje, dua të ritheksoj se marrëdhëniet midis Shtetit të Katarit dhe Republikës së Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe solide, të bazuara në respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha nivelet, përfshirë dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare për të mbështetur kanditaturat respektive në këto organizata. Kjo gjë dëshmon vullnetin e fortë dhe përkushtimin e përbashkët të të dy palëve për të çuar para marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin bilateral.

Nga ana ime, nuk do të kursej asnjë përpjekje që këto marrëdhënie të forcohen edhe më shumë dhe do të mbështes çdo nismë që kontribuon në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të githa fushat. Prandaj jam besimplotë se në të ardhshmen do të kemi një hov të ri të marrëdhënieve në interes të vendeve dhe popujve tanë…

Zoti e ruajtë Katarin, Shqipërinë e Kosovën dhe popujt tanë miq! /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Një koment i Putinit mbi Kosovën dhe Krimenë nxit alarm në Bosnje

Një koment i Putinit mbi Kosovën dhe Krimenë nxit alarm në Bosnje

Pompeo sqaron sanksionet ndaj Turqisë: synojnë armikun e jo mikun!

Pompeo sqaron sanksionet ndaj Turqisë: synojnë armikun e jo mikun!

Gallatë serioze në ushtrinë amerikane: ushtari lë nam për një PlayStation

Gallatë serioze në ushtrinë amerikane: ushtari lë nam për një PlayStation

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni