Dita e Tokës festohet më 22 Prill të çdo viti, por 2016-a mund të jetë viti më i rëndësishëm.
Dita e Tokës, e cila festohet më 22 Prill të çdo viti në mbarë botën, konsiderohet një moment reflektimi për të ndihmuar në ruajtjen e planetit, por çfarë e bën të veçantë vitin 2016?
Si çdo ngjarje me rëndësi, edhe Dita e Tokës do të shohë firmosjen e një marrëveshjeje, më saktë Marrëveshjen e Parisit, për të cilën u ra dakord në fund të vitit të kaluar. Ndonëse është rënë dakord tashmë, data 22 Prill (sot) do të jetë dita kur do të firmoset dhe do të vihet në zbatim kjo marrëveshje.
Marrëveshja e Parisit përmban disa nga angazhimet që ekspertët shpresojnë se do të ndihmojnë në luftimin e dëmeve të ndryshimit të klimës. Si angazhimet për t’u përballur me efektin serë dhe marrjen e masave për të ulur ngrohjen globale. /tesheshi.com/