Një burrë i armatosur hapi zjarr në një fabrikë në veri të Maryland, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur rëndë katër para se të arrestohej.
Sulmuesi, i cili aktualisht nuk është identifikuar, u plagos në një shkëmbim zjarri me policinë, tha një zëdhënëse e Sherifit të Qarkut Uashington.
Ai dhe dhe një polic i plagosur janë transferuar në spitalin lokal dhe janë marrë në kujdesin e tyre. Një zëdhënëse tha se nuk kishte “kërcënim aktiv për komunitetin”, por nuk pranoi të shpjegonte rrethanat e incidentit, i fundit në një seri të shtënash masive në Shtetet e Bashkuara.
Kujtojmë, muajin e kaluar një djalë 18-vjeçar qëlloi në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, duke vrarë 19 nxënës dhe dy mësues.
Zyra e FBI-së në Baltimore dhe Departamenti Amerikan i Alkoolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivëve njoftuan në Twitter se agjentët e tyre ishin dërguar në terren. /tesheshi.com/