Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, përmes një mesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, populli i Kosovës, afirmon demokracinë si vlerë të besimit të shoqërisë njerëzore. Demokracia nënkupton trajtim të barabartë dhe ofrim të mundësive të barabarta për të gjithë, pa asnjë dallim”, shkruan Mustafa në mesazhin e tij, drejtuar qytetarëve.
Ai më tej thotë se Demokracia është respekt për vlerat dhe pikëpamjet e tjetrit.
“Ideali i popullit të Kosovës ka qenë gjithmonë demokratik, duke respektuar dallimet kulturore, politike, sociale. Toleranca, zëri plural, e drejta e shprehjes, trajtimi i barabartë, ofrimi i hapësirës që zëri të dëgjohet, janë disa nga parimet mbi të cilat shoqëria e Kosovës po mbështet përpjekjet për demokraci”, mendon Mustafa.
Ai e përfundon mesazhin duke u zotuar në emër të qeverisë, se vizioni për Kosovën shtet të lirë dhe demokratik do të jetë vizoni udhëheqës në secilin hap që do të hidhet. tesheshi.com/